Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në Konferencen Kombëtare "Procesi i Bolonjës, përvoja amerikane dhe sistemi i Arsimit të Lartë në Shqipëri", organizuar nga Shoqata e Fulbright-istÃ
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në Konferencen Kombëtare "Procesi i Bolonjës, përvoja amerikane dhe sistemi i Arsimit të Lartë në Shqipëri", organizuar nga Shoqata e Fulbright-istëve të Shqipërisë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete te larta të sistemit arsimor ne vend, atij universitar dhe akademik, Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Marcie Ries, e të tjerë autoritete.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Nano u shpreh:
"Me lejoni t'ju pershendes te gjitheve, profesore dhe akademike, lektore dhe shkencetare, menaxhere te sistemit arsimor dhe te ftuar.
Është një kënaqësi e pazëvendësueshme për mua që t'i përgjigjesha ftesës suaj për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur këtë iniciativë dhe organizatorët e kësaj konference të "Shoqates se Fulbright-isteve shqiptare".
Besoj të gjithe ndjejmë sot në Shqipëri se këto janë produktet e hapjes se vendit dhe marredhenieve vertetë partneriale me vendet e zhvilluara te Europes dhe Shteteve te Bashkuara, në një realitet te ri ku ne po konkurojmë në mënyrë globale. Nje rradhe e tere te rinjsh e te rejash jane diplomuar, apo kane marre tituj ne universitetet me me ze te botes se perparuar. Shume prej tyre jane te perfshire drejtpersedrejti ne veprimtari te ndryshme ne Shqiperi dhe japin kontributin e tyre te vyer, si ne administrimin e shtetit, ashtu edhe ne trupa te shumta pedagogjike, ne sipermarrjen e lire private, ne shoqerine civile, apo edhe ne politike, Janë shumë ata që po konsolidojnë prirjen e kthimit në atdhe. Kjo eshte nje sprove dyfishe: sprove e atdhedashurise se tyre, por edhe sprove se atdheu yne eshte kthyer ne normalitet dhe ne kete stad zhvillimi ka nevoje me shume se kurre per kontribute te tilla.
Shperndarja e ketyre kapaciteteve neper veprimtari dhe sektore te ndryshem, nuk besoj se do t'i bente xheloze njerezit e politikes apo te ekzekutivit, sepse kudo që ju ndodheni mbeteni partneret me te mire, partnere me të cilet të gjjithë i lidh e ardhmja euroatlantike e atdheut tone.
Ne kete spekter te madh vlerash, dallojne edhe "Fullbrajtistet" , sepse janë produkt i një programi teper te qarte te qeverise mike amerikane, per te asistuar dhe nxitur vendin tone per te rritur kapacitetet tona shkencore dhe menaxheriale. Ju jeni sot rreth 200. Thuajse te gjithe jeni kthyer ne atdhe duke u shnderruar ne nje kuptim ne fotone sociale. Ashtu si grimcat qe kercejne nga nje rreth elektronik tek nje tjeter, duke krijuar me shume drite, prodhoni më shumë stimuj dhe njohuri për ndryshim dhe emancipim.
Ky eshte progresi real, kjo eshte filozofia dhe solidariteti për ndryshim per te cilen ne punojme me perkushtim, kjo eshte antropologjia e individit me profil kombetar dhe me valence globale. Ne fund te fundi, kjo eshte sinergjia e nje institucionalizmi qe e ben shoqerine te rimodulohet permes asaj qe ne sociologjine moderne politike konsiderohet si "demokratizim i demokracise".
Ndryshimi ne jeten arsimore te nje vendi eshte frymemarrje per zgjerim dhe thellim te zhvillimit, te progresit dhe prosperitetit, pra aftësive në konsolidim për të konkuruar me botën e zhvilluar. Ne nje shoqeri si e jona, ndeshen dhe nderthuren shkermoqja e sistemit te djeshem si mentalitet, si psikologji dhe si moral, me procesin tjeter gjithpërfshirës: ate te globalizmit, ku universalizmi i dijes teknologjise dhe invencionit teknik jane te tilla qe kapercejne kufijte dhe interesat e ngushta nacionale. Dhe në këtë përplasje janë të prekshme prej nesh një numër problemesh dhe sfidash, te cilat mund te perballohen vetem me kurajon dhe njohurite per ndryshim per te sotmen dhe per te ardhmen. Kjo behet vetem nese e duam dhe nxisim arsimin, i perkushtohesh atij dhe e mban larg nga trajtimet e ngushta ideologjizuese qe i kane kushtuar jo pak.
Vizioni im eshte se arsimi ndryshon per ti hapur udhe ndryshimit te gjithe shoqerise dhe mbetem i palekundur në këte gjë. Pra unë e shikoj arsimin si pasuri dhe obligim kombetar dhe jo objekt komercial, ku forcat politike me pasion elektoral eksperimentojne oralisht permes servisjes se pseudoideve dhe skemave jo koherente. Aq me pak mund te mbrohen interesat e mesuesve dhe nxenesve në cdo nivel nga njerez te parsimuar, pa kulturen e integrimit dhe vetem te indoktrinuar si partizane politike.
Ne gjykojme se vizionet duhet te jene te qarta dhe te krahasueshme, te audituara dhe te integruara ne eksperienca boterisht standarte, madje te institucionalizuara. Per kete arsye, objektivat qe ne kemi jane te studiuara, te qarta dhe ne harmoni, jo vetem brenda sistemit te arsimit te larte universitar, por edhe me shkollimin parauniversitar. Sa per te marre nje shembull, pa bilinguizmin ne arsimin e mesem nuk eshte e lehte te realizohet kerkesa e pare e "Kartes se Bolonjes", qe eshte: "Shtojca e diplomes ne nje gjuhe nderkombetarisht te pranuar".
Une kam kenaqesine te deklaroj para jush se ne iemi plotesisht te hapur qe, ne perafrimin e legjislacionit me boten moderne, te bashkepunojme me ju dhe me te gjithe aktoret e interesuar te shoqerise shqiptare. Kjo mund te realizohet vetem permes nje partneriteti luajal dhe transparent, profesional dhe shkencor, sepse ndryshimin e nevojshem te shtratit ligjor ne e konsiderojme gurin e themelit te ketij procesi revolucionarizues te shoqerise shqiptare. Thene ndryshe, ndryshimet e pritshme ne arsimin shqiptar une i konsideroj si nje ndryshim shkencor, institucional dhe natyrshem, nje detyrim sublim kombetar. Pikerisht per kete arsye, qeveria ka inicuar krijimin e "Komitetit Kombetar te Politikave Arsimore", ku ftohen per te marre pjese personalitete me te shquara te akademizmit, arsimit dhe menaxhimit, por natyrshëm edhe pjesa elitare e studentëve dhe të diplomuarve jashte vendit, siç jeni dhe ju, Fulbrightistet e nderuar shqiptare.
Ky komitet do te jete si nje parlament kombetar i arsimit. Ne do te krijojme edhe nje buxhet me vete per kete fushe prioritare, sepse jemi te ndergjegjshem se investimet ne sektorin e edukimit te breznive te reja dhe pergatitjes se kapaciteteve te reja, te afte per tregun e ideve, kapitaleve dhe aksioneve, jane investime qe mbajne shoqerine dhe zhvillimin ne koherence dhe ne ritmin e kohës që jetojmë. Jane investime per identitet dhe per kompetivitet ne tregun dhe hapësirën që zgjerohet me konkurencë, por dhe me kosto për ne.
Procesi i Bolonjizimit në tërësi, aksion ky mbare europian, per rimodulimin e Universiteteve ne kuadrin e hapesires tashme te emeruar "Zona europiane e Arsimit te Larte", per mua eshte nje proces i pakthyeshem, gjitheperfshires, dhe per kete arsye nuk mund te jete i mbyllur, sepse ai eshte pjese e pandare e levizjes per europianizimin e mbare Shqipërisë dhe jetës sonë.
Dilema per ndryshimin e kerkuar nuk mund te ketë. Rregullime, rikonceptime dhe prerje modelesh, sigurisht na bashkojnë në këtë debat. Duhet te vazhdojmë të jemi te vemendshem per çdo ndryshim ne tregun tashme global te universiteteve. Ne kete proçes informimi dhe ndryshimi, roli i specialisteve eshte i pazevendesueshem.
Sigurisht ju do ti diskutoni ne thellesi te gjitha tematikat qe lidhen me kete proces, duke na nxitur të mbajmë shënim seriozisht edhe për dobesite dhe për propozimet që ju bëni për t'i kapërcuer ato. Une ju siguroj se qeveria dhe une personalisht do te jemi shume te vemendshem ndaj çdo propozimi racional.
Marredheniet tona arsimore me Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te thosha se jane tashmë ne po ate nivel qe jane edhe marredheniet tona politike. Une do te veçoja faktin se lidhjet jane sa historike aq edhe konkrete. Ato fillojne me te famshmen shkolle teknike te Harry Fultz, ndersa sot jane zgjeruar dhe institucionalizuar dhe per kete arsye, ne kemi nje numer mjaft te madh nxenesish, studentesh dhe postuniversitaresh qe studiojne ane e kend Amerikes, nga Arizona ne Pensilavani nga Alaska ne Filadelfia, nga Kalifomia ne Karolina dhe nga Juta ne Nju Jork. Studiojne ne nje gjuhe nderkombetare siç eshte anglishtja, arrijne rezultate maksimale dhe sulmojne tregun e punes dhe te shkences, te hapsires dhe te bankave me kurajo, personalitet dhe dinjitet.
Modeli amerikan i arsimit kombinon si rralle ndonje tjeter demokratizmin me elitarizmin, kompetivitetin e ashper me shumellojshmerine, studimin me ekpserimentimin shkencor. Keto tipare duhen mbajtur mire parasysh sepse aplikimi i tyre ne sistemin tone do ta shkundnin për së mbari atë, do te rrisnin shpjtesine reformes qe kemi ndermarre. Kjo duket se eshte e certifikuar. Prova me e mire jeni juve sot ne kete salle.
Ndihma nuk ka munguar dhe nuk mungon as nga institucionet arsimore ne SHBA, as nga Ambasada Amerikane ne Tirane, te cilat gjej rast ti falenderoj, duke vecuar edhe personalitete si, profesor John Kerrigan i cili, siç edhe jam informuar, me pasion shembullor eshte angazhuar per te ndihmuar reformen ne arsimin tone te larte duke deshmuar perkushtim, profesionalizem dhe fryme bashkepunimi te pakursyer.
Po e mbyll duke pershendetur ne menyre te vecante iniciatoret, jo thjesht per ftesen, por per ndermarrjen e ketij aksioni konkret tashmë të filluar.
Pune te mbare!"