E Diel, 1 Nëntor 2026

Agolli: “Të përsërisim ndeshjen e Bragës”Ansi Agolli, kampioni i freskët me Tiranën e një nga pikat e forta të Kombëtares, pranoi faktin se pavarësisht presionit të madh psikologjik nga një emër i madh si Portugalia, Shqipëria e ka forcën e du

Ansi Agolli, kampioni i freskët me Tiranën e një nga pikat e forta të Kombëtares, pranoi faktin se pavarësisht presionit të madh psikologjik nga një emër i madh si Portugalia, Shqipëria e ka forcën e duhur për të bërë surprizën e radhës, ashtu si tetë muaj më parë në Braga (0-0). “Ndeshje të tilla si kjo kundër Portugalisë mendoj se i motivojnë vetvetiu futbollistët. Ne të gjithë do të bëjmë më të mirën për të arritur një rezultat pozitiv dhe për t’u paraqitur mirë përballë lojtarëve shumë cilësorë të ekipit kundërshtar. Pavarësisht presionit të madh që ka kundërshtari për rezultat pozitiv, te ne ekziston një dëshirë e zjarrtë për të dalë me pikë nga fusha e lojës. Pse jo, të përsëritim ndeshjen e Bragës, ku barazuam me meritë, edhe pse në inferioritet numerik”, - theksoi Agolli, i cili ka si kujtim nga këto eliminatore edhe një shtyllë kundër Hungarisë, në takimin e luajtur në Budapest. “Në lidhjen me të ardhmen time mund të them se unë vazhdoj të jem lojtar I Tiranës por oferta vijnë dhe mendoj se shanset janë 50 me 50 për të qëndruar tek Tirana ose për të luajtur me ndonjë ekip të huaj pasi unë personalisht mendoj se të luash me një ekip cilësor të huaj është një hap i madh në karrierën e një futbollisti”, - përfundoi Agolli, i cili ka luajtur edhe në Zvicër (Nojshatell e Lucern) e Finlandë (Vaas).

E Marte, 02 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›