Duro: “Kuzhe na ka sjellë motivimin e duhur”Klodian Duro, një nga mesfushorët më përvojë të Kombëtares, dhe kapiteni i Shqipërisë, në ndeshjen miqësore me Milanin, pranoi se ai dhe futbollistët e tjerë të skuadrës, ndihen shumë mirë me trajner

Klodian Duro, një nga mesfushorët më përvojë të Kombëtares, dhe kapiteni i Shqipërisë, në ndeshjen miqësore me Milanin, pranoi se ai dhe futbollistët e tjerë të skuadrës, ndihen shumë mirë me trajnerin e ri të Kombëtares, kroatin Josip Kuzhe. “Nga ajo që po shoh vetë por edhe nga ato që kam dëgjuar nga shokët që kanë qenë në ekipet e drejtuara nga Kuzhe mendoj se ai është një trajner i duhur për kombëtaren. Kam krijuar një opinion shumë pozitiv për Kuzhen dhe duket që ai është një trajner me shumë eksperiencë dhe që do të sjellë një ndryshim në kombëtare. Ai na ka sjellë një motivim të madh dhe grupi kundër Portugalisë po formohet shumë i fortë dhe do të ketë një fytyrë tjetër në fushën e lojës. Mendoj se nëse do ta kemi frymën e grupit do të arrijmë një rezultat pozitiv”, - tha Duro, autori i golit të tretë në fitoren 3-0 kundër Maltës, e vetmja në shtatë ndeshjet e para eliminatore. Ish-lojtari i Tiranës foli dhe për të ardhmen e tij. “Sa për ofertat ende nuk po mendoj për to, pasi e kam mendjen tek paraqitja me kombëtaren. Të kalojmë këto ndeshje e më pas të mendoj për ofertat. Megjithatë, aktualisht unë jam në kontratë me ekipin qipriot të Omonias ku ndihem mirë dhe këto ditë kam marrë një ofertë edhe nga AEK-u i Athinës”, - përfundoi Klodian Duro, i cili ka luajtur më parë dhe në Turqi e Gjermani.
E Marte, 02 Qershor 2009