Prokuroria heton Shkumbini-BylisNdeshja u fitua 2-0 nga Bylisi, por përpara takimit, trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani dha dorëheqjen, duke deklaruar se nuk mund të ishte pjesë e pazarave, ndërkohë që dhe presidenti i dorëhequr, Xhavit Ismai

Takimi i shumëpërfolur Shkumbini-Bylis, i luajtur në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” (java e 32-të e Superligës) është vendosur nën hetim nga prokuroria e rrethit gjyqësor të Elbasanit. Ndeshja u fitua 2-0 nga Bylisi, por përpara takimit, trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani dha dorëheqjen, duke deklaruar se nuk mund të ishte pjesë e pazarave, ndërkohë që dhe presidenti i dorëhequr, Xhavit Ismaili, pranoi publikisht se Shkumbini kishte toleruar. Rezultati i paravendosur i ndeshjes ndikoi në rrëzimin një kategori më poshtë, në të Parën, të Elbasanit, Partizanit e Lushnjës.
E Marte, 02 Qershor 2009