E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Aksidente në Durrës dhe Fier

Autobusi i linjës Durrës-Spitalle ka goditur për vdekje një këmbësor. Viktima është Osman Tellali 31-vjeç. Sipas policisë, autobusi ka kaluar mbi trupin e te riut gjate parkimit ne sheshin "Pranvera" ku mungon tërësisht sinjalistika. Ndërkohë, ne Fier një makine ka përplasur një motorr, duke shkaktuar plagosjen e rende te drejtuesit te këtij te fundit. Iljaz Herba 50 vjeç po udhëtonte drejt Fierit për te shitur bidonët me qumësht. Aksidenti ndodhi ne një rruge dytësore qe lidhet me aksin nacional Fier-Seman. Policia ka ndaluar dy shoferet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›