'> Maliqi ne borxhe pas përmbytjes
Pavarësisht temperaturave te larta te qershorit, rreth 500 hektarë ne fushën e Maliqit janë nen ujë qe nga fillim viti. qindra familjeve u janë shkatërruar drithërat dhe te mbjellat e tjera, nga shitja e te cilave siguronin jetesën. Një nder to, është familja e Demir Aliut qe përbëhet prej 11 anëtaresh. Gjate kësaj kohe banoret kane marre miell dhe ushqime te tjera borxh. Kjo familje nuk ka asnjë te ardhur tjetër, veç fitimeve qe nxjerr nga shitja e prodhimeve bujqësore ne sipërfaqen prej 16 dynymësh qe ka ne pronësi. Dy te moshuarit tregojnë se janë ne pritje te dëmshpërblimeve pasi për momentin nuk mund te blejnë as ilaçet. I kontaktuar nga Vizion Plus drejtori i drejtorisë se bujqësisë dhe ushqimit te qarkut te Korçës Ardian Maho tha se qeveria ka çelur fondin dhe pas dy javësh do te nise shpërndarja e lekeve për banoret e prekur nga përmbytja.