'> Argjentina dhe Gjermania në çerekfinale
Dy gabime, një i gjyqtareve italiane Roseti dhe Ajroldi dhe një i mbrojtësit Osorio dënojnë Meksikën te vazhdoje me tej ëndrrën e boterorit ne Afrikën e Jugut. Argjentina fluturon ne çerekfinale pas fitores 3-1 ndaj formacionit te Havier Agire. Goli i pare erdhi ne minutën e 26, por gjyqtaret italiane mbyllen njërin sy ne pozicionin jashtë loje te Karlos Tevez. 7 minuta me vone ishte ne fakt meksikani Osorio, pas një gabimi ne mbrojtje, i cili i dha mundësinë Higuain te dyfishonte shifrat e takimit. Ne minutën e 52 te pjesës se dyte Karlos Tevez rikuperoi gjithçka duke shënuar një gol fantastik ndërsa goli i Hernandez sigloi shifrat përfundimtare 3-1. Fabio Kapelo dhe Anglia jashtë botërorit. Ne te ashtuquajturën finale te parakohshme Gjermania respekton edhe njëherë traditën duke shpartalluar tre luanët 4-1 dhe tashme do te prese ne çerekfinalet e botërorit Argjentinën. Përballe një mbrojtje te çoroditur dhe nen presion te vazhdueshëm pancerat shënuan dy here ne minutat 20 dhe 32 me Klose dhe Podolski. Anglezet ngushtuan diferencën me Apson ne te 37-ën ndërsa vetëm disa minuta me vone gjyqtari uruguaian Larionda behet protagonist duke anuluar ne mënyre te turpshme një gjuajte qe përfundoi brenda portës nga ana e Lampard. Ne pjesën e dyte gjermanet te pakapshëm, ne kundërsulme dhe ne dy raste është Tomas Myler qe me një dopiete te tij mbyll takimin me rezultatin e thelle 4-1.