E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Abuzimi me dëmshpërblimet ne Shkodër

As pas protestës me karamele, apo hedhjes se bagëtive te ngordhura para komunës, familja e fermerit Lush Ndoci ne Trush te Shkodrës nuk ka marre ende asnjë ndihme për demet e shkaktuara nga përmbytjet. Bashkëshortja e tij, Pashkja tregon se i kane ngordhur dhjetëra bagëti te imta, madje edhe pas përmbytjes pasi nuk kane pasur baze ushqimore për t'i ushqyer. Familja Ndoci është shpërblyer me vetëm 5 mije leke te cilat kryefamiljari i bleu karamele dhe ua shpërndau bashkëfshatarëve. Ai i është drejtuar edhe Avokatit te Popullit, duke pretenduar për abuzime ne listat e dëmshpërblimeve. Lidhur me pretendimet e familjes Ndoci, drejtues te qarkut te Shkodrës nuk japin asnjë shpjegim. Kreu i Këshillit te Qarkut Gjovalin Kolombi pas përfundimit te vlerësimit te dëmeve, deklaroi se ishte lënë hapësirë për rishikim te vlerës se përcaktuar nga ekspertet. Por familja Ndoci nuk është bere as pjese e këtij procesi, edhe pse pretendon për dëme shume here me te mëdha se paratë e akorduara nga shteti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›