E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> BE raport kritik për median

Institucionet e Bashkimit Evropian dhe shoqatat ndërkombëtare te gazetareve kane shprehur shqetësimin e tyre ne rritje për situatën e medieve ne Evropën Juglindore. Ndërsa vete BE-ja nuk mund te beje shume ne këtë aspekt, sfidat ndaj pluralizmit dhe lirisë se medieve pritet te jene shqetësimet kryesore te Komisionit Evropian ne progres-raportin e këtij viti për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne disa vende, sipas diplomateve te BE-se, ambienti mediatik është përkeqësuar, për shkak te presionit ne rritje ndaj gazetareve profesioniste. Ky është rasti i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, theksohet ne një shkrim te byrosë se grupit mediatik Waz ne Bruksel. Ne Shqipëri, gazetaret janë sulmuar, ndërsa ka pasur edhe një vendim te rende gjyqësor për te gjobitur një kanal televiziv, i cili nxori ne pah abuzimet me pushtetin te një ish-ministri. Ne shkrim përmendet gjithashtu qëndrimi kritik i raportit me te fundit te "Freedom House" për lirinë e medieve ne Ballkanin Perëndimor. "Ne besojmë se shtetet e Ballkanit Perëndimor e marrin për baze atë qe ne shkruajmë ne progres-raporte për situatën e medieve. Ata pretendojnë se po punojnë për te përmirësuar situatën. Por kjo behet vetëm përmes ndryshimit te ligjeve dhe jo duke i zbatuar ato. Duket sikur ata kërkojnë progres-raporte me pozitive, por jo domosdoshmërisht një ambient me te mire mediatik." Ky është qëndrimi i një diplomati te BE-se, i pyetur nga autori i shkrimit ne lidhje me rolin e qeverive te vendeve te Evropës Juglindore përballë përkeqësimit te lirisë se medies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›