'> Formularë për turistet ne kufi

Një praktike e re ka filluar te aplikohet për here te pare këto dite nga Ministria e Turizmit ne pikat kufitare te vendit, duke nisur nga aeroporti "Nënë Tereza". Është fjala për një formular i cili iu drejtohet turisteve për te përcaktuar qëllimin e ardhjes se tyre ne Shqipëri, ditët e qëndrimit, shpenzimet qe do te kryejnë dhe ne fund pas kthimit përshtypjet përfshi këtu edhe ankesat e tyre. Projekti i cili do te zgjasë shtate dite, po kryhet nga agjencia e shërbimit turistik, ku disa studente janë përfshirë vullnetarisht për shpërndarjen e formularëve ne 5 pika kufitare. Ne formularë ka edhe një ndarje ku saktësohet, hyrja e emigranteve dhe e turisteve.