E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Borchardt: Kujdes me ligjin e SHISH-it

Ligji i Shërbimeve Sekrete është shume i rëndësishëm për demokracinë dhe duhet trajtuar me seriozitet. Ky është apeli qe bën ambasadori gjerman Borchardt, apel ky qe vjen pas deklaratave te qarta te ndërkombëtareve kundër ligjit te propozuar nga mazhoranca. "Pak kohe me pare ishte ne Shqipëri kryetari i parlamentit gjerman te cilit iu bë e njëjta pyetje dhe unë dua te them vetëm se kjo është një nga çështjet me te ndjeshme ne demokraci, përcaktimi i i kufijve midis policisë dhe shërbimeve sekrete"- ka thënë Borchardt. Sa për krizën politike ne Shqipëri diplomati gjerman ritheksoi nevojën për kompromis mes palëve. Sipas ambasadorit Borshardt kjo duhet te arrihet nga vete klasa politike dhe dy liderët kryesore Berisha- Rama. "Komuniteti ndërkombëtar dhe konkretisht BE-ja i ka rekomanduar qeverise dhe opozitës qe te gjejnë një kompromis i cili te bazohet ne kriteret e transparencës dhe te drejtën kushtetuese, kjo duhet te zgjidhet nga politika shqiptare. Duhet te pyesni kryeministrin dhe liderin e opozitës dhe jo mua" - është shprehur diplomati gjerman lidhur me zgjidhjen e krizës. Këto komente ambasadori gjerman Bernd Borshardt i beri gjate takimeve me drejtuesit e pushtetit vendor ne Korçe dhe Pogradec. Ne këto dy qytete qeveria gjermane ka financuar projekte te rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës dhe e turizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›