'> Bregu: USAID, raport pozitiv
Zëdhënësja e qeverise, njëherësh edhe ministre e Integrimit, Majlinda Bregu beri publik një raport te USAID, sipas te cilit, funksionimi i qendrës kombëtare te regjistrimit ishte një mase efikase, qe ka dhënë efektet e duhura ne ekonomi. Duke iu referuar këtij raporti, bizneset e intervistuara kane deklaruar se janë te kënaqur me shërbimin, kohen dhe procedurat e ndjekura ne këtë qendër. Ky fakt, sipas zonjës Bregu, konfirmohet edhe nga rritja e numrit te bizneseve te reja te regjistruara ne 6 mujorin e pare te këtij viti, numër i cili ka arritur ne mbi 10 mije. Por, përveç vlerësimeve te evidentuara, ne raport jepen edhe disa rekomandime te cilat nuk u përmenden nga zëdhënësja e qeverise. Një nga problemet e konstatuara është procesi i çregjistrimit te biznesit. Ekzistojnë subjekte, thuhet ne raport, qe ankohen se kane paguar pas çregjistrimit te aktiviteti te tyre ne QKR. Për këtë shërbim subjektet e pyetura thonë se duhet te shkojnë me shume se dy here ne qendër për te marre informacionin apo për te përfunduar procedurën. Nga ana tjetër edhe mosrakordimin e te dhënave me drejtorinë e tatimeve ne mënyrë qe subjekti i interesuar te mos sorollatet neper zyra si dhe përgjigja qe ai kërkon te merret sa me shpjet. Me tej thuhet se jo ne te gjitha zyrat, koncepti "sportel me një ndalesë" merr kuptimin e plote, pasi ne te vërtetë jo te gjitha shërbimet mund te kryhen ne një vend.