'> Shqipëria në raportin e shteteve të dështuara
Në raportin e vitit 2010 të përpiluar nga instituti amerikan për politiken e jashtme "Foreing Policy" për vendet e botës që kanë dështuar në një sërë fushash Shqipëria është pozicionuar ne vendin e 121-te nga 177 te studiuara. Renditja është realizuara ne baze te pikëve te marra ne 12 fusha te ndryshme, aty ku vendet qe kane marre me shume pike kane zëne vendet e para si me te dështuarat. Për tu veçuar fakti se Shqipëria ka marre nivelin me te larte te pikëve ne fushën e ilegjitimitetit te shtetit, 6,8, ndërsa me pak pike për fluksin e refugjateve, 2,8. Edhe pse ka lënë pas disa shtete te rajonit, si Maqedonia, Serbia apo Bosnja, Shqipëria është kaluar edhe nga vende si Gana, Trinidad Tabago apo edhe Antigua-Barbuda ne këtë indeks. Autoret kane vëzhguar me kujdes fusha si flukset e emigrantëve, përkeqësimi i ekonomisë, shkelja e të drejtave të njeriut e deri te kërcënimet për sigurinë. Të marra së bashku të gjithë këto faktorë, tregojnë se nëse një vend është shtet i dështuar apo jo.