'> Përplasja për kopshtin 26
Janë rikthyer përplasjet mes qeverise dhe bashkime se Tiranes për çështjen e trojeve dhe pronave publike, konkretisht për kopshtin 26. Deputeti demokrat Florion Mima, gjate takimit me banoret qe jetojnë ne atë kopsht, deklaron se qeveria nuk do te lejoje qe ata te dalin nga ndërtesa. Por bashkia e Tiranes pohon se banoret duhet te trajtohen me programin social dhe te strehohen pak metra me tutje ne banesat sociale qe janë ne përfundim e sipër. Konflikti mes bashkise dhe qeverise për kopshtin 26 ne Tirane ka nisur pak jave me pare pas vendimit te bashkise për te rikonstruktuar godinës me qellim, rikthimin e saj ne kopsht për fëmijë.