E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Rrëzohet Çomo, miratohet Medi Bici

Mazhoranca ka rrezuar një prej kandidaturave te presidentit për ne Gjykatën e Larte, Sokol Çomo, duke paralajmëruar te njëjtin fat edhe për Vexhi Mucmaten dhe ka dhënë pëlqimin vetëm për gjyqtarin Medi Bici, i cili kishte marre me pak vota po nga kjo shumice ne korrik te vitit 2008. Një qëndrim i tille i shprehur nga deputetet demokrate beri qe komisioni i ligjeve te mbylle shqyrtimin e dekreteve te presidentit, pa praninë e opozitës. Ne nisje te mbledhjes opozita kërkoi me shume kohe për te shqyrtuar 3 emrat, por ky propozim nuk u pranua nga shumica. Pas dy vjetësh kur u rrezua nga mazhoranca, kjo e fundit ka ndryshuar kryekëput qëndrim lidhur me figurën e Medi Bicit, i cili u quajt si një nga gjyqtaret me profesioniste dhe i denje për ne gjykatën supreme. Ndërsa zoti Çomo, siç u paralajmërua gjate seancës se pyetjeve nuk e kaloi dot provën tek komisioni i ligjeve, pasi karriera e tij u vlerësua si e sponsorizuar nga politika. Ditën e hënë do te diskutohet kandidatura e prokurorit Vexhi Mucmata, i cili ne seancën e djeshme ndeshi mospëlqimin e forte te deputeteve demokrate, nder te tjera për faktin se kish qene anëtar i partisë se punës dhe ka marre pjese ne procese politike te diktaturës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›