'> Punimet e Samitit të Prizrenit
Presidentet e katër shteteve te rajonit kane nisur zyrtarisht minisamitin ne Prevalle te Prizrenit. Presidenti i Malit te Zi Vujanovic dhe ai maqedonas Ivanov kane mbërritur një nate me pare ne Prevalle ndërsa presidenti i Republikës se Shqipërisë Bamir Topi mbërriti mëngjesin e se shtunës. Krerët e shteteve te rajonit pasi kane ngrëne mëngjes se bashku kane zhvilluar takime biletarale, ku kane diskutuar rreth bashkëpunimit te mëtejshëm mes vendeve si dhe situatën politike ne rajon. Me pas presidentet e katër shteteve te rajonit do te vizitojnë qytetin e lashte te Prizrenit ku edhe do te drekojnë. Mes shteteve fqinje ekzistojnë disa probleme ende te pazgjidhura edhe pse ky është takimi i trete i kësaj natyre pas atij ne Vlorë dhe ne Ohër. Kosova pritet te vendose edhe ne nivel ambasadoresh marrëdhënie diplomatike me Malin e Zi ndërkohë qe me Maqedoninë ka ende probleme me kufijtë. Një nga çështjet qe do te diskutohet ne këtë samit është edhe ideja e hedhur me pare nga presidenti Topi e mbështetur edhe nga homologu i tij kosovar Fatmir Sejdiu për një shengen ballkanik. Megjithëse konkretizimi i kësaj ideje duket i vështire për sa kohe qe Serbia i bojkoton samite te tilla. Ne fakt këtë here ka qene presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili nuk e ka ftuar presidentin serb Boris Tadic derisa ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe punon vazhdimisht për mosnjohjen e saj. Mosprezenca e Serbisë ne samite te tilla shihet si një tendence për te bojkotuar bashkëpunimin rajonal. Minisamiti joformal është pritur me nota pozitive ne Kosovë, pasi shihet se shteti i ri po tregon interes për te bashkëpunuar me vendet e rajonit ne një kohe qe Serbia ka zgjedhur rrugën e izolimit.