E Shtunë, 31 Tetor 2026

" Disa ministra te PD-se duhen zevendesuar"

Zogaj vlereson ministrin e Financave, Ritvan Bode: Eshte me i suksesshmi ne kabinet

Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj i vlereson ndryshimet fundit te bera ne kabinetin Berisha por thekson se keto ndryshime duhet te shtrihen edhe me thelle. Keshtu ne nje interviste per " Koha Jone", deputeti Zogaj thekson se keto ndryshime duhet te shtrihen edhe ne dy-tre ministri te cilat aktualisht jane te drejtura nga vete demokratet. Por mes ketyre emrave nuk eshte ai i ministrit te Financave, Ritvan Bode, te cilin Zogaj e cileson si nje nga ministrat me te suksesshem te kabinetit Berisha.

Si i shikoni ndryshimet e fundit te bera ne kabinetin Berisha?

Mendoj se jane levizje ne drejtimin e duhur, sidomos ne ministrine e Arsimit. Partia Demokrate e Re e mori sektorin e arsimit ne vend kur kishte nje grup parlamentare prej 5-6 deputetesh, deputete te cilet me pas u shperndane ne grupe te tjera parlamentare. Vete kreu i kesaj partie, Genc Pollo e humbi ate perfaqesim qe kishte ne momentin qe mori nga kryeministri Berisha postin e ministrit te Arsimit. Po keshtu levizja e bere pak dite me pare ne kabinet nga ana e Berishes eshte e drejte edhe per faktin se ju pergjigj rikthimit te Partise Republikane ne kabinet. Por nga ana tjeter kjo levizje ju pergjigj edhe nje situate bllokimi qe kishte ndodhur ne sektorin e Shendetesise, per te cilin ka folur edhe ministri aktual Nard Ndoka.

Si e gjykoni zgjedhjen e kryeministrit Berisha per te bere pjese te qeverise me postin e ministres se Shendetesise, Anila Godon e cila eshte edhe e bija e republikanit Sabri Godo?

Ne krye te ministrise se Shendetesise mendoj se Anila Godo perfaqeson nja nga personalitet e fushes dhe jo te atin e saj Sabri Godo. Ajo ka pervojen e duhur ne fushen e shendetesise, formim per te pasur kete post dhe personalitet.

Mendoni se keto ndryshime jane te mjaftueshme per kabinetin Berisha apo mendoni se ne nje kohe te dyte ato duhet te shoqerohen edhe me te tjera?

Ne nje faze te dyte mendoj se duhet te kete nje vleresim serioz te punes se ministrave per ndryshimet ne qeveri. Mendoj se ka nevoje per ndryshime te tjera te perligjura qe vlersojne nje bilanc pune, por edhe ne te njejten kohe shprehin edhe deshiren per ritme me te shpjeta ne qeveri. Ne kete kuader mendoj se 2-3 ministri demokrat ne qeverisje duhet te zevendesohen me te tjere, per ti dhene edhe nje hov te ri reformave qe kerkohen ne vend.

Cilat jane keta ministria?

Nuk preferoj ti bej emrat publik, pasi kete gje do e bej ne forumet e Partise Demokratike. Mediatizimi i emrave provokon vetem polemika dhe nuk ndihmon ne realizimin e ndryshimit. Preferoj ti paraqes keto ide te argumentuara ne forume ku jane te pranishem edhe keta ministra. Nga ana tjeter duhet te kuptojme se ideja e ndryshimeve nuk duhet te arkivohet, sepse kjo do te inkurajonte abuzivizmin e metejshem ne ndonje ministri.

Deputeti i PD-se, Besnik Mustafaji ka shprehur rezerva per drejtimin e ministrise se Financave nga ministri Ritvan Bode. Mendoi edhe ju ne kete menyre?

Une kam nje pikepamje te timen sipas te ciles mendoj se Ritvan Bode eshte nje nga ministrat me te suksesshem ne qeveri. Ministri i Financave ka si detyre kryesore te mbledh taksat dhe kjo mendoj se eshte realizuar mese miri nga Bode. Persa i perket politikave te biznesit dhe zvarritjeve evidente per projekte te medha te kompanive, ketu mendoj se ai qe quhet qyrku i pergjegjesise nuk bie mbi Boden por mbulon disa dikaster te tjere.

Berisha-Ndoka

Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj deklaron se mes kryeministrit Berisha dhe kreut te Partise Demokristiane, Nard Ndoka duhet te zhvillohet nje takim ne lidhje me perfaqesimin e PDK-se ne qeveri. Ne kete rikthim Zogaj shprehet se do te ishte e udhes qe Ndoka te merrte nje tjeter post ministri.

Bisedoi: Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›