E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet e 2009, me karta identiteti"

TIRANE - Zgjedhjet e vitit 2009, do te behen me kartat e identifikimit. Ne kete menyre dje, Ministria e Brendshme i eshte kunderpergjigjur akuzave te Partise Socialiste ne lidhje me procesin e prodhimit te kartave te identitetit. Sipas Fatmir Konjas, zedhnesit te ministrise, "akuzat e PS, jane krejt te paarsyeshme dhe spekulative". Sipas tij, "Partia Socialiste duhet t'u shpjegoje shqiptareve perse nuk i prodhoi kartat gjate tete viteve te qeverisjes se saj dhe me pas, duhet me se paku te shprehe vleresimin per kete qeveri qe po i prodhon brenda mandatit te saj te pare". Ai ne fjalen e tij, duke rrezuar pretendimet e socialisteve deklaron se, PS tu shpjegoje shqiptareve perse e akuzoi kete qeveri per nje kohe te gjate se do te deshtonte ne prodhimin e kartave te identitetit. Ai shtoi, se Partia Socialiste eshte terhequr nga akuzat e renda qe i adresoi kompanise koncesionare franceze Sagem ne bashkepunim me Fondin Amerikan -Shqiptar te Zhvillimit, ne menyre krejt te pabaze. Sipas tij, ministria ne menyre te perseritur dhe te qarte, i ka vene ne dispozicion opozites dhe Partise Socialiste te gjithe informacionin e kerkuar.

Pas firmosjes se kontrates, brenda afro pese muajsh, i tere sistemi i aplikimit dhe prodhimit do te jete i gatshem te filloje shperndarjen e kartave te identitetit. Do te jene instaluar te gjitha stacionet e aplikimit, do te jete instaluar dhe testuar qendra e personalizimit qe do te prodhoje karta, e nderkohe do te jene trajnuar te gjithe personat pergjegjes per aplikimin. Qendra do te jete e gatshme ne fillimin e vitit 2009, me nje kapacitet prodhimi prej 15 mije karta ne dite apo 450 mije karta ne muaj, ky sistem do te jete i afte t'i pergjigjet dinamikes se aplikimeve te qytetareve te cilet do te kene ne dispozicion 350 zyra te perhershme dhe 100 zyra te levizshme. Te gjitha parashikimet jane bere ne marreveshje te perbashket me koncesionarin. "Duke pasur parasysh numrin e votuesve ne Shqiperi, do te jete plotesisht e mundshme pajisja e tyre me karta identiteti deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare", thane burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme. Nga ana tjeter ministria po pergatit nje sere aktesh nenligjore per miratim ne Keshillin e Ministrave qe do te nxisin procesin e pajisjes se qytetareve me karta. Kontrata eshte derguar ne parlament dhe te gjithe deputetet e kane ne dispozicion per ta vleresuar.

Nishani: Ne shtator do jemi gati

Shqiptaret do te kene regjistrin elektronik te shtetasve, karta identiteti dhe pasaporta biometrike brenda shtatorit te vitit 2008. Kjo eshte konfirmuar nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, gjate nje raporti qe ai paraqiti para Komisionit parlamentar te Integrimit. Ministri i Brendshem shprehu angazhimin e qeverise per permbushjen ne kohe te projektit per pajisjen e qytetareve shqiptare me dokumente, sipas standardeve me te mira.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›