Policia: Asnje tolerim per procesin zgjedhor ne Kashar
TIRANE - Zgjedhjet e pjesshme ne Komunen e Kasharit, ne Tirane, kane detyruar policine qe te beje nje plan masash per te siguruar mbarevajtjen. Drejtoria e Policise se Tiranes ka bere te ditur nje dite me pare se hartoi nje plan masash per zhvillimin normal te zgjedhjeve te pjesshme qe u zhvilluan per Kryetar Komune ne Kashar. Sipas burimeve te Policise, me fillimin e veprimeve paraprake nga Komisionet e Qendrave te Votimit gjate dites se djeshme, per celjen e votimit, ne Komunen Kashar, Policia e Tiranes eshte terhequr nga objektet zgjedhore, duke u vendosur me pas brenda Komisariatit te Policise numer 6, si dhe ne vendet e dislokimit larg qendrave te banuara, sipas miratimit te bere dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sherbimet e uniformave blu do te levizin vetem me kerkese te Komisionit te Qendres se Votimit dhe KZQV-se, kur te kerkohet ndihma e tyre. Gjithashtu behet e ditur se deri ne kete moment ne te gjithe Qarkun e Tiranes nuk eshte evidentuar asnje incident, ne lidhje me procesin zgjedhor dhe rendin e sigurine publike ne teresi. Kercenimi ose kufizimet e lirise se levizjes te nje qytetari per tek qendra e votimit dhe anasjelltas nuk do te tolerohen nga uniformat blu. Policia ne menyre rigoroze do te zbatoje ligjin, duke qene e paanshme, me neutralitet absolut ne rregullat e konkurrences demokratike ne zgjedhje. Zgjedhjet po behen pas arrestimit te kryekomunarit Alfred Sulaj. A. Cena