Zgjedhjet ne Kashar, pjesemarrja shkon ne 50%

Zgjedhjet per kryetar komune ne Kashar perfunduan pasditen e djeshme dhe u konsideruan si te rregullta dhe te ndershme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Keto zgjedhje te pjesshme nisen rreth ores 7.00 te paradites se djeshme dhe procesi i votimit perfundoi rreth ores 19.00 te pasdites ne te 18-ta qendrat e votimit ne kete komune ne afersi te Tiranes. Sipas te dhenave te fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne keto zgjedhje votuan rreth 50% e zgjedhesve te komunes Kashar, duke arritur keshtu nje pjesemarrje normale te nje procesi zgjedhor. Zgjedhjet u cilesuan si te qeta dhe pa asnje konflikt mes forcave politike pjesmarrse ne te. Keshtu ne keto zgjedhje te pjesshme moren pjese 4 kandidate. Partia Demokratike u perfaqesua nga kandidati Besnik Fucia, Partia Socialiste nga kandidati Sinan Egra. Po keshtu ne keto zgjedhje me nje kandidure te perbashket erdhen edhe parti te tjera te majta si Levizja Socialiste per Integrim, Partia Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike. Te treja keto forca te majta paraqiten ne keto zgjedhje kandidaturen e Alfred Bakallit. Po keshtu ne zgjedhjet e pjesshme ne komunen e Kasharit mori pjese edhe kandidati i pavaruar Rustem Murati. Pergjate dites se djeshme ne zone e Kasharit ishin te pranishem nje pjese e mire e deputeteve dhe politikaneve te te gjitha forcave politike per ti dhene ne kete menyre edhe mbeshtetjen e duhur kandidaturave te tyre ne procesin e djeshem zgjedhor. Keshtu nga Partia Demokratike nuk munguan edhe ministrat demokrate si ai i Transporteve, Sokol Olldashi, ministri i Brendshem, Bujar Nishani ai i Ekonomise, Genc Ruli dhe ministri i Buqesise, Jemin Gjana. Nga ana tjeter ne Kashar dje ishte i pranishem edhe Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ritvan Bode dhe nenkryetari i demokrateve, njekohesisht kreu i grupit parlamentare te PD-se, Astrit Patozi. Por ne kete zgjedhje ishin te pranishem ne Kashar edhe deputete te shumte nga Partia Socialiste. Duke mbeshtetur kandidatin e tij ne zgjedhjet e pjeshme ne Kashar u shfaq edhe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Pas procesit te votimit rreth mesnates Komisioni Zonal i Qendres se Votimit ne Kashar nisi edhe procesin e numerimit per 18 qendrat e votimit ne kete komune. Ky numerim pritet te perfundoj ne oret e para te mengjesit dhe me pas KZQV e Kasharit te nxjerre edhe fituesin e zgjedhjeve mes 4 kandidateve qe moren pjese ne proces. Prej gjashte muajsh, kjo komune nuk ka kryetar qe pas arrestimit te ish-kreut Alfred Sules, per abuzime me tokat ne kete zone. Detyrat ne baze te ligjit ne fuqi jane kryer nga zevendesi i tij. Pas kesaj periudhe te gjate pa kryetar kreu i shtetit Bamir Topi vendosi te dekretoj zgjedhjet per emerimin e nje tjeter kryetri komune. Alfred Sula u zgjodh ne kete detyre gjate zgjedhjeve vendore te mbajtura ne shkurt te vitit te kaluar. Kryetari i ri i kesaj komune pritet te kete nje mandat 3 vjecar ne drejtimin e saj.
Ndonese kane qene te shumte deputetet, ministrat dhe mbeshtetesit e partive politike per kandidaturat e tyre ne komunen e Kasharit, nga te gjitha palet eshte ruajtur qetesia gjate procesit dhe nuk ka pasur asnje incident ndaj zhvillimit te procesit te votimit. Nuk jane verejtur as konfrontime te vogla.
Komisioni Zonal Zgjedhor i komunes se Kasharit pritet te shpall edhe rezultatin paraprak te ketyre zgjedhjeve te pjesshme ne oret e para te mengjesit te dites se sotme. Me pas tabelat me rezultatet per cdo qendrer votimi do te sillen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ku do te shpallet edhe rezultati zyrtar.
Bumci: Te kenaqur nga pjesemarrja e larte ne zgjedhje
Deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci deklaroi dje se zgjedhjet e pjesshme ne komunen e Kasharit mund te cilesoheshin si te qeta, pa incidente dhe konform Kodit Zgjedhor. Ne nje prononcim per " Koha Jone", Bumci u shpreh i kenaqur nga pjesemarrja e larte te ne keto votime, duke llogaritur ketu faktin se behet fjale per zgjedhje te pjesshme dhe jo te pergjithshme. " Eshte per tu vlersuar numri i larte i votuesve qe moren pjese ne zgjedhje, duke mos qene e njejte atmosfera me zgjedhjet e pergjithshme", theksoi Bmuci. Sipas tij, pozitiv ishte fakti qe ne keto zgjedhje merrnin pjese edhe 4 kandidatura, duke qene se rivaliteti mes tyre ishte i forte. I te njejtit qendrimin ishte edhe deputeti i zones se Kasharit, Baki Shehi.
Ndricim Hysa: Po votohet me certifikata te falsifikuara
Deputeti i Partise Socialiste, Ndricim Hysa thekson se zgjedhjet ne Kashar ishin duke u manipuluar nga perfaqesuesit e qeverise. Sipas tij, shume njerez kishin votuar ne menyre te parregullt, duke perdorur certifikata te falsifikuara. " Nga segmente te larta te shtetit i eshte dhene urdher gjendjes civile ne Paskuqan per te shperndare certifikata te falsifikuara", deklaroi Hysa ne nje prononcim per " Koha Jone", duke shtuar se ne disa qendra votimi kishin votuar njerez te cilet nuk ishin banore te kesaj zone. Deputeti i Partise Socialiste akuzon qeverine e drejtuar nga kryeministri Berisha ne lidhje me manipulimet qe sipas tij, jane bere ne disa qendra votimi ne komunen Kashar.
Vasili:Deri tani zgjedhjet te lira dhe te ndershme
Perfaqesuesi i ceshtjeve zgjedhore ne Partine Levizja Socialiste per Integrim deklaroi diten e djeshme se deri ne momentin e mbylljes se votimit zgjedhjet e pjesshme ne komunen e Kasharit mund te konsideroheshin si te rregullta dhe te qeta.
" Deri ne momentet kur procesi i votimit ka perfunduar mund ti konsiderojme keto zgjedhje te ndershme dhe te rregullta", deklaroi ne nje prononcim per " Koha Jone", Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili. Por sipas tij, duhet te perfundoj edhe numerimi i votave ne menyre qe LSI te jap edhe qendrimin e saj zyrtar ne lidhje me ecurine e ketioj procesi zgjedhor ne komunen e Kasharit. LSI se Bashku me PDS dhe AD paraqiten kandidaturen e tyre ne keto zgjedhje.
KQZ: Zgjedhjet e Kasharit, model ne organizim
Komsioni Qendror i Zgjedhjeve i ka cilesuar zgjedhjet e dites se djeshme ne Kashar si nje nga proceset me te mira qe ka organizuar ndonjehere ky komision. Keshtu ne perfundim te procesit te votimit, zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli shprehet per " Koha Jone" se zgjedhjet e zhvilluara ne Kashar jane zhvilluar pa asnje incident dhe me nje rregullsi te madhe administrative. Nisur nga kjo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pershendeti diten e djeshme edhe komisioneret e niveleve te dyta dhe te treta te ketyre zgjedhjeve, duke i falenderuar per procesin e rregullt zgjedhor dhe pa incidente qe u zhvillua. Sipas Ollit, keto zgjedhje duhet te sherbejne si model edhe per zgjedhjet e tjera te cilat pritet te mbahen ne vend. Po keshtu edhe kreu i KQZ-se, Clirim Gjata i konsideroi zgjedhjet si shume te mira dhe te realizuara ne perputhje te kerkesave te Kodit Zgjedhor.