Dokle: Hetimi i zgjedhjeve, jo për vendimet e Gjykatës
Në një komunikim me median, deputeti Namik Dokle u shpreh se hetimi nga komisionit hetimor të kërkuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë nuk synojnë ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor. “Objekti i shqyrtimit gjyqësor të Kolegjit Zgjedhor ka qenë krejt i ndryshëm nga objekti i hetimit parlamentar të kërkuar nga Partia Socialiste”, theksoi Dokle.
Sipas tij, objekti i hetimit parlamentar do të ngrihet për të hetuar mbi mungesën e zbatimit të ligjit gjatë numërimit të votave, shkeljet flagrante gjatë votimit në QV, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, lejet e përkohshme gjatë fushatës për personat e dënuar per vepra penale etj.
“Ky objekt është në përputhje me parimet kushtetuese të mishëruara edhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Ky objekt që ka të bëjë me transparencën si element kyç i demokracisë, mbështetet dhe në përvojat demokratike në SHBA, Itali, Rumani për të mos përmendur dhe Afganistanin”, tha më tej Dokle.