E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa takon Peshkopët për skandalet e abuzimit me të mitur

Në një raport të lëshuar vitin që kaloi Kisha pranoi se ka mbuluar abuzimet për dekada.
Para një publiku në Romë një Kardinal i lartë i Vatikanit i quajti abuzimet “të neveritshme”.

Katër peshkopët e kritikuar për përgjegjësi mos parandalimi të skandaleve kanë dhënë dorëheqjen por viktimat thonë se më tepër duhet bërë për të kthyer besimin në popull.

Vitin e kaluar një raport ishte mjaft kritik me Arqipeshkvinë e Dublinit për priftërinjtë që ishin të dyshuar për abuzime seksuale me të mitur.

Papa tha se është i trazuar dhe i shqetësuar nga raporti dhe ndan me zemërim “tradhtinë dhe turpin” që ndjen populli Irlandez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›