E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona përgatit ofertën për Çesk Fabregasin

Barcelonë - Barcelona pritet të ofrojë 45 milionë euro në drejtim të Arsenalit për të marrë shërbimet e mesfushorit Çesk Fabregas. Lajmi bëhet i ditur nga “Sunday Mirror”, e cila thotë se kapiteni i “topçinjve” do të jetë objektivi kryesor i kampionëve të Evropës në merkaton e verës.

Deklarata e fundit e Fabregasit është një shtysë më shumë për skuadrën katalanase. “Barcelona është ekipi që e ëndërrojnë të gjithë lojtarët”, u shpreh para dy ditësh vetë mesfushori spanjoll.

Tekniku i Arsenalit, Arsen Venger, nuk do të pranonte në asnjë mënyrë të lëshonte “xhevahirin” e tij më të çmuar. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Venger mund të thotë sërish, “sikur të kishim pasur edhe … ”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›