'> Përleshje me thika ne Patos
Mbeten ende te paqarta motivet e përleshjes me thika te një grupi te rinjsh ne Patos, ku mbeti i vrare 17-vjeçari Daniel Rrapushi, ndërsa shoku i tij, Rauf Bregu, është ne gjendje te rende ne spital. Sipas policisë, dy djemtë janë sulmuar nga katër persona te tjerë mbrëmjen e se martës, ne qendër te Patosit. Policia ka identifikuar si autore katër adoleshente, tre prej te cilëve janë ndaluar pak momente pas ngjarjes.