E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Filmat e rinj shqiptarë

Tema e emigracionit, por edhe subjekte nga jeta e sotme shqiptare do te rikthehen ne prodhimet e fundit kinematografike te qendrës se filmit. Duke folur pikërisht për prodhimin e një sere filmash, qofshin ato me metrazh te shkurtër apo dokumentar, drejtori ekzekutiv i këtij institucioni, Arben Lami tregon edhe për tre projekte te miratuara qe kane te bëjnë me veprën e pare me metrazh te gjate te regjisoreve si Robert Budina, Bujar Alimani apo Iris Elezi. Nga ana tjetër, muaji shtator pritet te jete edhe periudha ku një sere prodhimesh kinematografike do te shfaqen si premiere ne kinematë shqiptare. Një prej tyre është edhe bashkëprodhimi gjerman "Shqiptari", i cili u vlerësua me çmim special ne festivalin e Moskes. Këtë vit qendra ka miratuar edhe financimin e 12 filmave te shkurtër te studenteve diplomante ne Akademinë e Arteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›