'> Martesa e Penelope Kruz
Aktoret spanjolle Penelope Kruz dhe Havier Bardem janë martuar ne mënyrë te fshehte ne Bahahas me fillim te këtij lajmi. Lajmi eshte bere i ditur nga publicistja e aktores hollivudiane, qe ka saktesuar se dasma u zhvillua ne shtëpitë e nje miku te saj, pa saktësuar kohen. Ceremoni ishte familjare dhe e rezervuar vetem per rrethin e ngushte shoqëror. Kruz veshi nje fustan te stiluar nga miku i saj Xhon Galiano. Si Bardem ashtu edhe Kruz jane fitues te çmimeve oskar dhe vlerësimeve te tjera kinematografike. Dy aktorët janë bashkuar në xhirimet e filmit "Vicky Cristina Barcellona". As Bardem dhe as Cruz nuk kanë precedentë në martesa ndërsa bashkë njihen që prej 20 vjetësh kur ajo në moshën 16-vjeçare debutoi në filmin "Luna". Më pas ndoqën rrugë të veçanta dhe u ritakuan në vitin 2007 kur aktorja sapo ishte ndarë nga lidhja 6-vjeçare me Nacho Cano. Cruz ka kaluar një histori të shkurtër edhe me Tom Cruise në vitin 2001, ndërsa është fotografuar edhe ne shoqërinë e aktoreve te tjerë si Met Demon, Nikolas Kejxh apo Orlando Blum.