'> Durrësi me plazhe të ndotura
Edhe këtë vere bregdeti i Durrësit e Golemit klasifikohen nder me te ndoturit ne vend për shkak te derdhjes se ujërave te zeza. Zonat ku ndotja rezulton e larte, sipas specialisteve, janë nga Vollga te Currilat, pranë "Urës se Dajlanit", pranë Plepave, ne Porto Romano si dhe përgjatë Shkëmbit te Kavajës. Tubacionet e ujërave të zeza janë shtrire nga subjekte te ndryshme private, por edhe familjare drejt e në det. Por pavarësisht kësaj gjendje, plazhet janë plot me pushues, te cilët ne shume raste kane marre infeksione te ndryshme. Pas alarmit te dhënë nga pushuesit, inspektorët e mjedisit në bashkëpunim me pronaret e objekteve kane hartuar një plan masash për nxjerrjen e zonës se Golemit nga harta e ndotjes. Mjetet e renda kne nisur punën për bllokimin e derdhjes se tubacioneve ne det. Sipas specialisteve te kësaj drejtorie operacioni do te shtrihet përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Shkëmbi i Kavajës deri tek mali i Robit.