E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Dëshmon Arapi: Torturat nga banda e Bares

Ish kreu i bandës se Lushnjes Aldo Bare, është përballur ne gjykatën e Krimeve te Renda me një tjetër dëshmi qe ka renduar pozitën e tij dhe disa prej te akuzuarve te tjerë te këtij procesi. Adem Arapi ka rrëfyer para togave te zeza, se 12 vjet me pare ishte rrëmbyer nga dy anëtaret e bandës Arben Borici dhe Ilir Stergu, te cilët e kishin dërguar ne garazhin e Bares, ku e kishin torturuar ne mënyrë çnjerëzore Dëshmitari ka treguar se kërcënimet kishin vazhduar edhe me pas ku vete i pandehuri bare, ose siç njihej ne Lushnje Alfred Shkurti, i kishte shkuar disa here ne banese dhe i kishte kërcënuar bashkëshorten. Sipas tij, gjithçka behej për te ditur vendndodhjen e kunatit te tij Gramos Selmanit. Por pas dëshmisë ka reaguar edhe Bare, i cili tha se gjithçka ishte e sajuar. Bare pohoi se kishte qene babai i dëshmitarit ai qe i kishte kërkuar ndihme për Gramoz Selmanin, te cilin e akuzonte se i kishte rrëmbyer te bijën për ta shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›