E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Financat: Kontrabanda serish e larte

Pas shqetësimit te ngritur nga Shërbimi Informative Shtetëror, se kontrabanda kërcënon ekonominë shqiptare, edhe numri dy i financave Alfred Rushaj i kërkon doganave te rrisin luftën ndaj këtij fenomeni. Edhe pse raportohet një rritje e zhdoganimeve te mallrave, kryesisht atyre me akcize, serish vlera e kontrabandës mbetet e konsiderueshme. Ky fakt është lehtesisht i evidentuar tek cigaret. Pas një deficiti gjate muajve te pare te vitit, ne analizën 6-mujore te doganave shqiptare, ky institucion ka arritur te realizoje planin 100%. Ky fakt ka bere qe ne arkën e shtetit te mblidhen 55 miliard leke, ose 15.8% me shume se e njëjta periudhe e një viti me pare. Por pavarësisht realizmit te planit, kjo situate nuk ka ndikuar ne te ardhurat e buxhetit te shtetit i cili u shkurtua me afro 10 % për shkak se nuk u mblodhën taksat ne nivelin e parashikuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›