E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana e re e makinave, ja sa do paguhet

27/07/2010 Ministria e Financave publikon udhëzimin për llogaritjen e taksave të reja të automjeteve

Si do të bëhet pagesa shtesë dhe kush përjashtohet. Llogaritjet sipas mjeteve motorike

Ministria e Financave publikon udhëzimin e ri për zbatimin e ligjit të ndryshuar “Për Taksat e Makinave”, ku pjesën thelbësore e zë taksa vjetore e qarkullimit rrugor ajo e mjeteve të përdorura. Sipas këtij udhëzimi, që importohen pas hyrjes në fuqi të ligjit për shitjet që do të pësojnë automjetet brenda vendit, taksa e mjetit të përdorur të transportit do të llogaritet me formulën e përcaktuar me ligj. Ndërkohë në rastin e importimit kjo taksë do të jetë cilindrata në cm3 x koeficienti fiks për çdo vit përdorimi x taksa fikse për llojin e karburantit, ndërsa në rastin e shitjeve brenda vendit taksa për tu paguar në momentin e shitjes është taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes minus taksën e importimit të mjetit të hedhur në qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë. Por sipas udhëzimit do të jetë shitësi i mjetit ai që do të bëjë pagesat e këtyre taksave, duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e mjeteve do të paguajnë taksa shtesë. Nga ana tjetër, udhëzimi ka ndryshuar edhe mënyrën e llogaritjes së taksës së qarkullimit vjetor për makinat që targohen për herë të parë në vend. Mjetet që regjistrohen për herë të parë, në momentin e targimit të tyre, paguajnë vlerën e taksës në raport me kohën e hyrjes në qarkullim në territorin e Shqipërisë. Në rast se mjeti targohet në muajin janar, taksa paguhet e plotë, ndërsa për periudhën në vazhdim në raport me muajt e hyrjes në qarkullim, pavarësisht datës së muajit. Kështu, në rast se një mjet targohet më 28 shkurt vlera e taksës së qarkullimit është e barabartë me vlerën e taksës sipas tipit të mjetit pjesëtuar me 12 dhe shumëzuar me 11, që janë muajt në përdorim.

UDHËZIM

Nr.25, datë 19.07. 2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.26, DATË 4.09.2008

“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të

ligjit nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, Ministri i Financave

UDHËZON:

Në udhëzimin nr.26, datë 4.09.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe

ndryshimet e mëposhtme.

Në pikën 2.2. “Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve” paragrafi i parë, i dytë dhe i tretë

ndryshohet si më poshtë. Taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve i nënshtrohen të gjitha mjetet e klasifikuara sipas lidhjes nr.1 të ligjit, që janë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo taksë arkëtohet nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor para kryerjes së kontrollit teknik vjetor.

Pagesa e taksës bëhet në çdo kohë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të

detyrueshëm të mjetit. Vlera e taksës është vjetore (për vitin kalendarik në të cilin arkëtohet) pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet. Mjetet që regjistrohen për herë të parë, në momentin e targimit të tyre, paguajnë vlerën e taksës në raport me kohën e hyrjes në qarkullim në territorin e Shqipërisë. Në rast se mjeti targohet në muajin janar, taksa paguhet e plotë, ndërsa për periudhën në vazhdim në raport me muajt e hyrjes në qarkullim, pavarësisht datës së muajit p.sh.:

Në rast se një mjet targohet në 28 shkurt vlera e taksës së qarkullimit është e barabartë me vlerën

e taksës sipas tipit të mjetit pjesëtuar me 12 dhe shumëzuar me 11, që janë muajt në përdorim.

Pagesa e kësaj takse shoqërohet me faturë, me pullën e taksës, si dhe biletën me numër serial.

Zotëruesi i mjetit e vendos pullën e taksës në xhamin e përparmë të mjetit për të lehtësuar

ushtrimin e kontrollit vizual nga organet kompetente. Këto dokumente prodhohen nga Drejtoria e

Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe shpenzimet përballohen nga ky institucion në zbatim të nenit 8 pika 3, shkronja “c” të ligjit. Dokumentet e mësipërme duhet të përmbajnë elemente të sigurisë së lartë, për të shmangur falsifikimin e tyre.

Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor bëjnë regjistrimin ditor të arkëtimit të

taksës, që shërbën si dokument bazë për rakordimin e pagesës së taksës me organet e tatimeve.

Regjistrimi bëhet në një regjistër të veçantë (ose në mënyrë elektronike), forma dhe përmbajtja e të cilit janë sipas formularit nr.2, bashkëngjitur udhëzimit nr 26, datë 4.09.2008. Këto drejtori, brenda datës 31 janar të çdo viti, dërgojnë në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, listën e mjeteve që nuk kanë paguar taksën për vitin paraardhës, si dhe listën e mjeteve të regjistruara, duke shënuar edhe datën e fundit të kontrollit teknik të mjetit. Për mjetet që dalin përfundimisht nga qarkullimi, vlera e taksës do të jetë e barabartë në raport

me periudhën, që mjeti ka qenë në qarkullim.

Pika 2.3 shfuqizohet.

Pika 2.3.1 ndryshohet me këtë përmbajtje.

2.3.1. Taksa e mjeteve të përdorura të transportit.

Taksa e mjeteve të përdorura të transportit llogaritet si më poshtë:

Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks për çdo vit përdorimi x taksa fikse për llojin e karburantit.

Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficienti për vitet e përdorimit është:

a) për autoveturat (e kreut 8703): 0,5 për çdo vit përdorimi;

b) për mjetet e tjera (të Kapitullit 87): 0,25 për çdo vit përdorimi.

“Vit përdorimi” është diferenca ndërmjet vitit, kur mjeti hidhet në qarkullim të lirë në territorin

doganor të Republikës së Shqipërisë me vitin e prodhimit.

Detyrimin për pagimin e taksës e ka importuesi në çastin e importimit dhe shitësi në rastin e

shitjes brenda vendit. Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor llogarisin dhe arkëtojnë detyrimin tatimor përkatës, sipas procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim. Pagesa e detyrimit të taksës bëhet nga shitësi para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të së drejtës së pronësisë së mjetit në DRSHTRR. Taksa e mjetit në momentin e shitjes paguhet në një nga bankat e vendit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor ose në sportelet e drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor. Blerësi i mjetit, në momentin e paraqitjes së dokumentacionit për regjistrim të mjetit në pronësi të tij pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duhet që të paraqesë edhe kopje të mandatpagesës së taksës së mjetit në momentin e shitjes, sipas formulave të këtij udhëzimi, e paguar nga shitësi i mjetit. Pa mandatarkëtimin, Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor nuk procedojnë me regjistrimin e mjetit. DRSHTRR mbledhin taksën e mjetit dhe e derdhin brenda 10 ditëve nga kryerja e veprimeve për llogari të organeve tatimore, pasi ka mbajtur komisioni prej 2% të shumës së arkëtuar. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, DRSHTRR dërgojnë në degën përkatëse të tatimeve evidencën përkatëse, e cila përmbledh emrin e shitësit të mjetit, shumën e llogaritur të taksës së mjetit të përdorur, si dhe numrin dhe datën e dokumentit të derdhjes së kësaj takse në organin tatimor. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën regjistrimin ditor të arkëtimit të taksës së mjetit të shitur, që shërben si dokument bazë për rakordimin e pagesës së taksës me organet tatimeve. Regjistrimi bëhet në një regjistër të veçantë ose në mënyrë elektronike.

A. Mënyra e llogaritjes së taksës së mjetit të përdorur të transportit, në vitin 2010 dhe në vitet në vijim.

Për të gjitha mjetet e përdorura të transportit (të kapitullit 87 të NKM) që importohen pas hyrjes

në fuqi të ligjit dhe shitjet që do të pësojnë këto mjete brenda vendit, taksa e mjetit të përdorur të

transportit do të llogaritet me formulën e përcaktuar me ligj :

Në rastin e importimit : Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks për çdo vit përdorimi x taksa fikse

për llojin e karburantit.

Në rastin e shitjeve brenda vendit : Taksa për tu paguar në momentin e shitjes = taksa e mjetit

të përdorur të transportit në vitin e shitjes minus taksën e importimit të mjetit të hedhur në qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shembull 1

Në import:

Në rast se një individ importon në gusht 2010, një makinë tip autoveturë, (kreu 8703 i NKM) me

cilindratë 1700 cm3, që punon me naftë dhe vite përdorimi 4 vjet ( e prodhuar në vitin 2006), taksa e mjetit të përdorur në momentin e importimit është:

Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks për çdo vit përdorimi x taksa fikse për llojin e karburantit

= 1700*25*0.5*4 = 85 000 lekë.

Në shitjet brenda vendit:

Në rast se ky mjet do të shitet pas 2 vitesh, në vitin 2012, taksa për tu paguar në momentin e

shitjes do të jetë:

Taksa e mjeteve të përdorura të transportit = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e

shitjes – taksën e importimit të mjetit në momentin e hedhjes në qarkullim (sipas tabelës nr.1 më poshtë)

= 1700*25*0.5*6 minus 1700*25*0.5*4 = 127 500 lekë – 85 000 lekë = 42 500 lekë.

Në rast se individi do ta shesë makinën në një nga vitet e mëtejshme, 2013 ose 2014, llogaritja

e formulës bëhet duke u spostuar në tabelën e mësipërme sipas viteve të përdorimit të mjetit.

Tabela nr. 1

Cilindrata

në cm3 Taksa fikse Koeficient

Vitet e

përdorimit Taksa (në lekë)

1,700 25 0.5 1 21,250

1,700 25 0.5 2 42,500

1,700 25 0.5 3 63,750

1,700 25 0.5 4 85,000

1,700 25 0.5 5 106,250

1,700 25 0.5 6 127,500

1,700 25 0.5 7 148,750

1,700 25 0.5 8 170,000

1,700 25 0.5 9 191,250

1,700 25 0.5 10 212,500

Shembull 2

Në rast se në vitin 2006, një individ ka importur një autoveturë të re (kreu 8703 i NKM) me

cilindratë 2500 cm3, që punon me benzinë, e prodhuar po në atë vit, dhe në nëntor 2010, kjo makinë do të shitet, qytetari do të paguajë taksën e mjetit të përdorur të transportit si më poshtë :

Taksa e mjetit të përdorur të transportit = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin 2010

– taksën e importimit të mjetit në vitin 2006

Taksa e mjetit të përdorur të transportit = 2500*20*0.5*4 – 0

Taksa e mjetit të përdorur të transportit = 100 000 lekë

Shënim. Në vitin 2006, në momentin e importimit individi nuk ka paguar taksën e importimit të

mjeti,t sepse është autoveturë e re e prodhuar në 2006 dhe e hedhur në qarkullim të lirë në Shqipëri ponë vitin 2006.

Sipas shembullit 2 do të veprohet edhe në rastet e shitjes së mjeteve të blera me 0 (zero) km

brenda vendit nga koncensionarët.

B. Për të gjitha mjetet e përdorura të transportit (të kapitullit 87 të NKM), të cilat janë importuar

para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9769, datë 09.07.2007, në rastin e shitjes së mjetit brenda vendit , taksa e mjetit të përdorur për tu paguar do të llogaritet me formulën e mëposhtme.

Taksa për tu paguar në momentin e shitjes = taksa e llogaritur e mjetit të përdorur të transportit

në vitin e shitjes minus taksën e importimit të mjetit të përdorur , të llogaritur me formulën e ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007, pavarësisht nga viti i importimit.

Shembull 3

Në rast se një individ ka importuar në vitin 2006, një makinë tip autoveturë (kreu 8703 i NKM)

me cilindratë 1700 cm3, që punon me benzinë dhe vite përdorimi 4 vjet, dhe do ta shesë në gusht 2010, pagimi i taksës së mjetit të përdorur do të jetë si më poshtë.

Taksa e mjetit të përdorur të transportit = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e

shitjes – taksën e importimit të mjetit të përdorur, llogaritur me formulën e ligjit nr.9769, datë

9.07.2007.

Në vitin e shitjes , autovetura ka 6 vite përdorimi.

Taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes = 1700*20*0.5*6 = 127 500 lekë

Autovetura në momentin e importimit ka pasur 4 vite përdorimi, për këtë arsye, si koeficient për

vitet përdorimi merret 0.0024.

Taksën e importimit të mjetit llogaritur me formulën e ligjit nr.9769, datë 9.07.2007

=1700*20000*0.0024 = 81 600 lekë.

Taksa për tu paguar = 127 500 lekë minus 81 600 lekë

Taksa për tu paguar = 45 900 lekë

b.1) Në rast se mjeti i përdorur do të rishitet brenda vendit, taksa për tu paguar do të llogaritet

me formulën:

Taksa për tu paguar në momentin e shitjes = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e

shitjes minus taksa e llogaritur e mjetit të përdorur në vitin e shitjes së mëparshme.

Në vijim të shembullit 3, në rast se ky mjet do të shitet pas 2 vitesh, në vitin 2012, taksa për tu

paguar në momentin e shitjes do të jetë:

Taksa për tu paguar në vitin e shitjes 2012 do të jetë: 1700*20*0.5*8 = 170 000 lekë

Taksa e llogaritur në vitin e shitjes së mëparshme (viti 2010) = 1700*20*0.5*6 = 127 500 lekë

Taksa për tu paguar në shitje në vitin 2010 = 170 000 lek minus 127 500 lekë = 42 500 lekë

Shembull 4

Një makinë tip autoveturë (kreu 8703 i NKM) e prodhuar në vitin 1986, me cilindratë 2500

cm3, që punon me naftë, është importuar në Shqipëri në vitin 2002. Kjo makinë do të shitet në nëntor 2010. Taksa e mjetit të përdorur për tu paguar do të jetë:

Taksa e mjetit të përdorur për tu paguar = taksa e mjetit në momentin e shitjes minus taksa e

importimit të mjetit të llogaritur sipas formulës së ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007.

Taksa e mjetit të përdorur në momentin e shitjes = 2500 *25*0.5*21 = 656 250 lekë

Taksa e importimit të mjetit llogaritur sipas formulës së ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007

= 2500*25000*0.0048 = 300 000 lekë

Taksa për tu paguar = 656 250 lekë minus 300 000 lekë= 356 250 lekë

C. Për të gjitha mjetet e përdorura të transportit (të kapitullit 87 të NKM), të cilat janë importuar

pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007, në rastin e shitjes brenda vendit, taksa e mjetit të përdorur për tu paguar do të llogaritet me formulën e mëposhtme.

Taksa për tu paguar në momentin e shitjes = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e

shitjes minus taksën e importimit të mjetit të hedhur në qarkullim të lirë në territorin doganor të

Republikës së Shqipërisë.

Shembull 5

Në rast se një individ ka importuar në vitin 2008, një makinë tip autoveturë (kreu 8703 i NKM)

me cilindratë 1700 cm3, që punon me naftë dhe vite përdorimi 4 vjet, dhe do ta shesë në gusht 2010, pagimi i taksës së mjeteve të përdorura do të jetë si më poshtë.

Taksa e mjeteve të përdorura të transportit të mjetit = taksa e mjetit të përdorur të transportit

të mjetit në vitin e shitjes – taksën e importimit të mjetit në momentin e hedhjes në qarkullim të lirë.

Në vitin 2010, mjeti ka 6 vite përdorimi, kështu që:

Taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin 2010 = 1700*25*0.5*6 = 127 500 lekë (sipas

tabelës nr. 1 më lart)

Në vitin 2008, në momentin e importimit autovetura ka 4 vite përdorimi.

Taksa e importimit të mjetit në vitin 2008 = 1700*25000*0.0024 = 102 000 lekë (llogaritur me

formulën e ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”).

Taksa e mjetit të përdorur të transportit në momentin e shitjes = 127 500 lekë – 102 000 lekë

= 25500 lekë.

D. Në rastet kur një mjet i përjashtuar nga detyrimet doganore në import shitet pas hedhjes në

qarkullim të lirë, taksa e mjeteve të përdorura të transportit në momentin e shitjes do të paguhet sipas formulave të përdorura për mjetet të cilat janë importuar para dhe pas datës 5.08.2007 , pra, para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit nr 9769, datë 9.07.2007.

E. Në rastet kur mjetet (e kapitullit 87 të NKM) e hedhura në qarkullim të lirë, kanë pësuar

modifikime të cilat ndikojnë në klasifikimin tarifor të tyre sipas NKM, pas shitjes do të paguhet taksa e mjetit të përdorur të transportit në proporcion me vitet e përdorimit sipas secilit destinacion (në përputhje me klasifikimin).

Ë. Në rastet e shitjes së mjeteve (të kapitullit 87 të NKM) nga shoqëritë e leasing financiar te

qiramarrësi, ky transaksion konsiderohet si shitje e parë dhe nuk është subjekt i taksës së mjetit të përdorur të transportit në momentin e shitjes. Në rastin e shitjes së dytë e të mëvonshme, llogaritet taksa e shitjes sipas përcaktimeve të këtij ligji.

F. Rastet e transaksioneve të traktorëve bujqësorë dhe të motokultivatorëve të cilat nuk kanë si

funksion parëson “transportin” nuk janë subjekt i taksës së mjeteve të përdorura të transportit.

G. Në rastet kur pronarët e mjetet e përdorura të transportit (të kapitullit 87 të NKM) kanë bërë

kalimin e pronësisë së mjetit me kontrata noteriale para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 280, datë 20.5.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, nuk janë subjekt i taksës së mjetit të përdorur të transportit .

GJ. Rastet e shitjes së mjeteve të përdorura të transportit nga persona juridikë publikë, sipas

përkufizimit të dhënë në nenin 25 të Kodit Civil, nuk janë subjekt i dispozitave të këtij udhëzimi.

Pika 2.3.2 ndryshohet si më poshtë.

2.3.2. Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin

Taksa e karbonit caktohet në masën 1,5 lekë për litër për benzinën (sipas kodeve tarifore të

NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45, 2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59), 3 lekë për litër për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 19 35, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49) dhe 3 lekë për kilogram për qymyrin, me krerë tariforë të NKM-së 2701 dhe 2702.”.

Kjo taksë zbatohet si për karburantet dhe qymyrin e importuar, ashtu edhe për ato të prodhuara

në vend. Kjo taksë paguhet në momentin e deklarimit në doganë të benzinës apo gazoilit të importuar. Taksa e karbonit për benzinën dhe për gazoilin e importuar nuk përfshihet në bazën e

taksueshme për efekt të llogaritjes së taksës doganore, TVSH-së dhe akcizës.

Taksat e karbonit për benzinën dhe gazoilin e importuar, për mallrat që vendosen në regjimin e

pezullimit tatimor ose doganor, nuk aplikohet në momentin e vendosjes në këto regjime, por në

momentin kur mallrat çlirohen nga këto regjime. Për gazoilin dhe benzinën e prodhuar në vend, prodhuesit deklarojnë dhe paguajnë taksën e karbonit në degën përkatëse të tatimeve në momentin e lëvizjes së këtyre produkteve nga vendi I prodhimit.

Shumat e arkëtuara nga kjo taksë derdhen çdo 5 ditë në llogarinë e degës përkatesë të tatimeve.

Pika 2.3.3 shfuqizohet.

Pika 2.4. ndryshohet me këtë përmbajtje.

”2.4. Taksa e rentës minerare

Taksa e rentës minerare përcaktohet në pikën 4 të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat

kombëtare”, të ndryshuar. Këshilli i Ministrave përcakton procedurat e arkëtimit së rentës minerare dhe dokumentacionin që duhet të paraqesë i licencuari, eksportuesi, për të vërtetuar çmimin e shitjes.

Pika 2.6 shfuqizohet

Pika 1 dhe 2 e pikës 3 ”Përjashtime nga taksat kombëtare” ndryshohet me këtë përmbajtje.

“3. Përjashtime nga taksat kombëtare

1. Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve:

a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë statusin

diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;

“b) personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë, brenda muajit janar të vitit në vazhdim, se

nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre gjatë këtij viti kalendarik, ose do të dalin

përfundimisht nga qarkullimi dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të

Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit;

b.1) pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, prokurorisë etj., për

periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar. Lidhur me këtë përjashtim, pronari i mjetit duhet të paraqesë pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit kopje të vendimit të gjykatës ose të prokurorisë. Në rast se mjeti zhbllokohet në muajin janar, taksa paguhet e plotë, ndërsa për periudhën në vazhdim në raport me muajt e mbetur të vitit që do të qarkullojë (ashtu si ato që regjistrohen për herë të parë në Shqipëri, sipas pikës 2.2).

c) Invalidët dhe veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e

punës, të verbërit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, kur mjeti është në zotërimin e tyre, dhe përdoret vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për aktivitet privat. Sipas nenit 16/1 të ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, si dhe të nenit 4 të ligjit nr. 8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”, kur invalidi i punës dhe personi I verbër ushtron veprimtari private, nuk përjashtohet nga pagimi i kësaj takse.

2. Përjashtohen nga pagimi i taksës së mjeteve të përdorura të transportit, në import dhe në

shitje, autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për veprimtari private. Kjo kategori përfiton përjashtimin e kësaj takse sa here tjetërsojnë një mjet, si në import edhe në shitje.

Për shembull: Nëse një invalid importon një mjet për nevoja personale në këtë rast ai bëhet

pronar i mjetit dhe përjashtohet nga taksa e mjetit në momentin e importimit. Edhe nëse invalidi e shet ketë mjet pas dy vitesh, ai përjashtohet nga taksa e mjetit të përdorur në momentin e shitjes. Përjashtimi nga pagimi i taksave të mësipërme bëhet vetëm kur veprimet bëhen në emër të veteranit të luftës, invalidit të punës a të luftës, të verbërit, të sëmurëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Veterani i luftës, invalidi i luftës apo i punës, personat e verbër, si dhe të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë duhet të paraqesin pranë agjentit tatimor, librezën përkatëse së bashku me dokumentin e identifikimit të personit që përfiton përjashtimin nga taksa.

Pas pikës 4, shtohet pika 4.1 me këtë përmbajtje.

4.1. Personat që gëzojnë statusin e invalidit, në bazë të ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994 “Për

statusin e invalidit”, të ndryshuar, statusin e invalidit të luftës, në bazë të ligjit nr. 7663, datë 20.1.1993 “Për statusin e invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, statusin e veteranit të luftës, në bazë të ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar, apo statusin e të verbërit, në bazë të ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbërit”, përjashtohen nga:

a) tarifa për shërbimet konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme apo e ambasadave tona

jashtë vendit;

b) tarifa për përdorimin e aparateve televizive e Radiotelevizionit Publik;

c) tarifa për pajisjen me pasaportë lundrimi e Kapitenerisë së Porteve;

ç) tarifa e pajisjes me leje drejtimi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit

Rrugor.

2. Personat e sipërpërmendur nuk i përfitojnë këto përjashtime nëse kryejnë veprimtari private si

persona fizikë apo juridikë.”.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›