'> Rushaj: Doganat, lufte kontrabandës
Pas shqetësimit te ngritur nga Shërbimi Informativ Shteteror, se kontrabanda kërcënon ekonominë shqiptare edhe numri dy i financave Alfred Rushaj i kërkon doganave te rrisin luftën ndaj këtij fenomeni. Edhe pse raportohet një rritje e zhdoganimeve te mallrave, kryesisht atyre me akcize, serish vlera e kontrabandës mbetet e konsiderueshme. Ky fakt është lehtësisht i evidentuar tek cigaret. Panje deficiti gjate muajve te pare te vitit, ne analizën 6 mujore te doganave shqiptare, ky institucion ka arritur te realizoje -planin 100%. Ky fakt ka bere qe ne arkën e shtetit te mblidhen 55 miliard leke, ose 15.8%me shume se e njëjta periudhe e një viti me pare. Por pavarësisht realizmit te planit, kjo situate nuk ka ndikuar net e ardhurat e buxhetit te shtetit i cili u shkurtua me afro 10 % për shkak se nuk u mblodhën taksat ne nivelin e parashikuar.