E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci semundja e Pinarit shtyn pretencen

Perfundimi i dhenies se pretences per 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine e Gerdecit po duket si nje mision i pamundur i prokurorise. Per pese seanca me radhe procesi nuk ka mundur te zhvillohet dhe kjo ne kater raste ka ndodhur per shkak te mungeses se avokateve e ne nje rast edhe te mungeses se gjyqtares Fatmira Hajdari. Edhe dje seanca nuk u zhvillua ndersa shkak u be mungesa ne salle e nje prej te pandehurve kryesore te akuzuar per tragjedine Ylli Pinarit. Me nje shkrese drejtuar gjykates i akuzuari kerkonte shtyrjen e procesit per nje tjeter date pasi ishte shtruar ne spital. Por kerkesa e Pinarit ka ngjallur reagimin e prokuroreve te cilet kerkuan te vertetohen pretendimet e te pandehurit. Por shtyrjet e njepasnjeshme te seancave kane sjelle edhe reagimin e avokateve te tjere. Ibrahim Lahi i cili mbron interesat e ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha i kerkoi gjykates te caktonte per seancen e radhes nje date ku te gjithe avokatet ose te pandehurit te ishin te pranishem. Seanca e radhes u la per ne 31 tetor nderkohe qe Prokurorise i kane mbetur per te lexuar edhe 150 faqe nga materiali voluminoz prej 500 faqesh i perfundimeve te gjykimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›