Vdes 17-vjecari brenda shkolles se mesme Nazmi Rushiti
Sipas mjekeve vdekja e 17-vjecarit ka ardhur pasi gjate goditjes thika ka arritur deri ne zemer duke demtuar aorten
Nje sherr banal mes gjimnazistesh ka marre permasa drastike dje ne qytetin verilindor te Peshkopise. 17-vjecari Krenar Bardulla eshte ekzekutuar me thike nga moshatari dhe shoku i tij Ermal Reci. Debatet e forta mes te rinjve kane filluar ne katin e trete te shkolles se mesme profesionale Nazmi Rushiti dhe konkretisht perballe zyres se drejtorise. Mes debateve te forta situata mes te rinjve ka arritur pikun duke shperthyer ne dhune dhe sharje. Pikerisht ne kete moment Reci ka qelluar me thike mbi shokun e tij duke e demtuar ate ne gjoks. Te rinjte e tjere te pranishem ne vendngjarje jane shprehur se drejtori i shkolles nuk ka bere asgje per te ndaluar konfliktin qe po ndodhte mes adoleshenteve. Sipas mjekeve vdekja e 17-vjecarit ka ardhur pasi gjate goditjes thika ka arritur deri ne zemer duke demtuar care aorten. Me gjithe nderhyrjen e shpejte te mjekeve i riu nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra ne gjoks.
Policia
Policia e Dibres menjehere pas ngjarjes ka vene ne pranga dy te rinj pasi dyshohen si pjesemarres ne krim. Sipas nendrejtorit te policise vendore Viktor Ago ngjarja ka ndodhur per motive banale pas nje sherri adoleshentesh dhe pse autori dhe viktima rezultojne shoke bashke. Personat e arrestuar jane 17-vjecari Ermal Reci i cili dyshohet se ka ngulur thiken mbi ish-shokun e tij Krenar Bardullen dhe Naim Cenen pasi ai ka qene prezent ne ngjarje.
Mjeket
Incidenti mes te rinjve eshte qetesuar kur 17-vjecari eshte dergjur ne toke pa ndjenja. Menjehere pas ngjarjes i riu eshte derguar ne spitalin e qytetit ne gjendje te rende shendetesore. Mjeket kane bere me dije se adoleshenti nuk ka mundur ti shpetoje vdekjes pasi kishte plage te rende ne zemer. Goditja me thike ne kraharor i ka care aorten te riut duke mos i dhene atij asnje mundesi shpetimi. Me gjithe perpjekjen e mjekeve 17-vjecari vdiq ne spitalin e qytetit.