Nishani e Ruli inspektim i punimeve per mbrojtjen e argjinaturave Shkoder e Lezhe
Ministri i BrendshemBujar Nishani dheministrii Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se KonsumatoritGenc Ruli inspektuan dje punimet qe po kryhen si masa mbrojtese ndaj permbytjeve ne disa zona ne qarqet Shkoder dhe Lezhe.Ministrat Nishani dhe Ruli pane nga afer ecurine e punimeve ne argjinaturen e Torovices ne Lezhe ndersa ne zonen e Shkodres punimet per mbrojtjen e bregut dhe rehabilitimin e argjinatures se lumit Bune ne Dajc si dhe punimet ne argjinaturat e lumit Buna ne Shirgj dhe Daragjat.Pame nga afer ne terren qe jane realizuar investime te rendesishme te qeverise shqiptare te Ministrise se Bujqesise dhe te agjencive te tjerate cilat une besoj plotesisht se jane nje hap i rendesishem dhe japin nje garanci me shume per sa i takon sigurise se jetes dhe te prones se qytetareve te ketyre zonave te ketij rajoni per te perballuar cdo situate sado e veshtire qe ajo mund te na shfaqet qe mund te na vije ne kete sezon dimeror - u shpreh ministri Nishani.Ne takimin qe u zhvillua ne Keshillin e Qarkut Shkoder me drejtuesit dhe kreret e njesive vendore bashki e komuna dhe te agjencive rajonale ministri Nishani vuri theksin tek marrja e masave paraprake ne zbatim te planeve te veprimit ne bashkeveprim dhe bashkerendim mes organeve qendrore e vendore.Kreu i Ministrise se Brendshmekerkoi bashkepunimin e te gjithe drejtuesve vendore ne menyre qe masat e marra ti sherbejne me efikasitet perballimit te situatave te mundshme te permbytjeve. Permes Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile kemi ngritur nje sistem funksional te monitorimit dhe vleresimit te rrezikut qe mund te shfaqet ne periudha te caktuara te vitit i cili ne baze te tij ka kryesisht komunikimin. Jane nje sere agjencish te cilat jane te angazhuara ne kete proces ne baze te ketij plani strategjik qe ne zbatojme por gjithsesi une do te kerkoja bashkepunimin dhe mbeshtetjen e pushtetit lokal si nje nga hallkat me te rendesishme ne realizimin e ketij bashkepunimi dhe bashkerendimi te te gjitha hapave qe duhen parapare dhe duhen ndermarre ne momentin kur ndeshemi me situate te rrezikut dhe kercenimit nga fenomenet natyrore.Nishani garantoi drejtuesit vendore te Shkodres per vemendjen maksimale te qeverise per te mbeshtetur me ane te te gjitha strukturave dhe mjeteve financiare marrjen e te gjitha masave per parandalimin dhe perballimin e situatave te permbytjeve ne kete qark.Jam i bindur se keto hapa qe jane ndermarre deri me tash do te ndihmojne maksimalisht per parandalimin e cdo situate dhe do te jene garancia kryesore qe te perballojme me sukses edhe situatat me te rrezikshme qe mund te shfaqen ne sezonin dimeror qe po vjen - deklaroi ministri i Brendshem Bujar Nishani.