E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Godo: Sulmi ndaj presidentit absurd

Presidenti i nderit i njërës prej partive aleate ne qeveri, por njëkohësisht bashkëhartues i kushtetutës, Sabri Godo, shprehet publikisht kundër sjelljes se mazhorancës ndaj presidentit të republikës, lidhur me çështjen e kreut te ri të Gjykatës Kushtetuese. Ne një interviste për Vizion Plus, Godo i quan absurde e flagrante akuzat se zoti Topi ka shkelur kushtetutën, ndërsa thotë se po aq absurde e gjykon edhe ngutin e shumicës për te thirrur një seance te jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në trupën e kushtetueses. "E njëjta praktike është përdorur dhe në rastin e presidentit Moisiu, i cili qëndroi 2 muaj më shumë ne detyre, deri në zëvendësimin e tij, por askush nuk deklaroi se u shkel kushtetuta," shprehet Godo. Sipas Godos, kjo përplasje ka karakter politik mes mazhorancës dhe një presidenti të ardhur nga radhët e saj, kur fare qartë sipas tij, palët presin të zënë në gabim njëra-tjetrën për të lëshuar më pas akuza. "E kanë një prapavijë, se po të mos ishin këto tendenca, nuk do kishte pasur probleme të tilla," shton ai. Z. Godo, i cili në 98 bashkëkryesoi komisionin qe hartoi kushtetutën e vendit, argumenton se nuk ka shkelje të kushtetutës nëse anëtarët aktualë qëndrojnë ne detyre deri në zëvendësimin e tyre. Zgjidhja sipas Sabri Godos në këtë situatë të krijuar, do të vinte nëse presidenti Bamir Topi do të niste këshillimet qysh tani dhe me kryetarët e grupeve parlamentare, për të evituar sipas tij ndonjë ngërç të radhës në votimin e dekreteve. Presidenca sipas tij, duhet të veprojë më me energji për të pasur dhe një trupë të plotësuar të kushtetueses në muajin shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›