E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Naço-Gumi kundër për "Topin"

Edhe nje here aleatet ne qeverisje jane përçare publikisht kete here ne qendrimin ndaj presidentet te republikës. Hendeku qe filloi me ndarjen e votave per dekretet per anëtaret gjykatës Kushtetuese dhe asaj te Larte, si dhe per ligjin e Shërbimin Informativ te Shtetit, thellohet me tej me mospajtim te dy aleateve edhe ne interpretimin kushtetues per dekretimin e munguar te kreut te gjykatës Kushtetuese. Sulmi i demokrateve ndaj presidentit per me teper ne stine pushimesh, duket i pamotivuar per Lëvizjen Socialiste per Integrim. Sipas nënkryetarit te Parlamentit Nasip Naco, kreu i shtetit,u kushtëzua pikërisht nga zvarritja, qe demokratet i bene emërimit te anëtarëve te rinj te gjykatës, por edhe per shkak te refuzimit te anëtarëve me mandat per te marre postin e kryetarit. Ne kete menyre Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim ndahen dhe per frymen e Kushtetutës. Sipas LSI-se, Vladimir Kristo, duhet te qëndroje ne detyre deri ne ardhjen e kryetarit te ri, ndërsa sipas PD-se, Kristo duhet te ndjeke shembullin e paraardhësit te tij ne kete detyre Gjergj Sauli, i cili, me mbarimin e mandatit, u dorehoq. Por ne kushtet, kur demokratet jane te bindur, se kreu i shtetit ka shkelur rende ligjin themeltar te shtetit, retorika e tyre edhe kete here nuk shkon deri ne piken, e ndermarrjes se nismes se procedurës kushtetuese per shkarkimin e tij, e parashikuar ne rastet e pretenduara nga shumica. Kjo do te ishte nje ndërmarrje e veshtire, madje e pamundur, pasi nese do te përfundonte ne Gjykaten Kushtetuese, mazhoranca nuk ka asnje siguri se do te dilte e fituar nga kjo levizje per shkarkimin e presidentit qe e votoi vete tre vjet me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›