'> Withers mungon, gratë i japin lamtumiren
Gjendja shëndetësore e ka bere te pamundur prezencën e tij, por shoqatat e grave nuk kane hequr dore nga ceremonia për t'i dhënë lamtumiren ambasadorit John Withers. Mjaft aktiv gjate prezencës se tij trevjeçare ne Shqipëri, kundër diskriminimit gjinor, zoti Withers, ka pasur sot mirënjohjen e organizatave te ndryshme. Ato nuk munguan ta quanin ambasadorin amerikan hero te çështjeve qe mbrojnë. Përmes një letre qe iu dorëzua përfaqësuesve te ambasadës, rrjetet e grave sollën ne vëmendje edhe njëherë te gjithë angazhimin e zotit Withers ne mbrojtje te te drejtave te grave, apo kundër homofobise. Ato shprehen vlerësimin, jo vetëm për mbështetjen politike, por dhe për atë financiare për promovimin e te drejtave te njeriut ne Shqipëri.