E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Draft-rezoluta e Fajon për vizat, Bruksel

Komiteti për çështjet e lirisë, reformave, drejtësisë dhe sigurisë, gjate pasdites se sotme ka diskutuar për rreth 30 minuta draft-rezolutën e reporteres për vizat ne Parlamentin Europian, Tania Fajon, e cila kërkon mbylljen e kapitullit për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Gjate punimeve te këtij komiteti, ne raportimin e saj zonja Fajon ka theksuar se heqja e vizave me dy vendet e prapambetura, përveçse do te kishte një impakt pozitiv ne rajonin e Ballkanit, do te rriste besueshmërinë ndaj institucioneve te Bashkimit Europian. Ndërkaq sekretari për buxhetin dhe njëkohësisht përfaqësues i presidencës belge, zoti Melkior Uathelet, ka deklaruar se këshilli do te japë një vendim për vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën menjëherë pas përpilimit te një vendimi nga ana e Komisionit Europian. Sikurse thuhet shprehimisht edhe ne rezolutën e Parlamentit Europian vendimi për heqjen e vizave, qe do te varet edhe nga plotësimi i kushteve te prapambetura, do te jepet ne fund te këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›