E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç, lojtari më i rrezikshëm në Europë?Ibrahimoviç, megjithatë, ka rezultate modeste personale kur vjen puna për të shënuar në Europë. Për Interin ia ka shënuar 46 gola në 79 ndeshje, por në 20 në Ligën e Kampioneve me klubin e Murinjos

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, e ka përshkruar suedezin si “një nga lojtarët më të mirë në botë” dhe ka pretenduar se ai duhet të mundte Kristiano Ronaldon në garën për “Lojtarin më të mirë FIFA në botë” për vitin që kaloi. Edhe Devid Bekam paralajmëroi ish-klubin e tij, Mançester Junaitid, se ishte i befasuar nga sulmuesi suedez, që duhet të jetë një nga prioritetet e tyre kryesore në “San Siro”.

Mesfushori anglez, i cili luajti për Milanin kur humbi 2-1 me Interin javën e kaluar, tha: “Ata (Interi) kanë lojtarë të mirë në të gjitha repartet e skuadrës, por unë mendoj se dy sulmuesit janë më të fuqishëm. Ata janë të shpejtë. Mund të mbajnë topin shumë mirë dhe nuk janë të frikshëm. Kështu që nëse ju mund t’i kontrolloni ata, atëherë ju do të keni një shans”.

Ibrahimoviç, megjithatë, ka rezultate modeste personale kur vjen puna për të shënuar në Europë. Për Interin ia ka shënuar 46 gola në 79 ndeshje, por në 20 në Ligën e Kampioneve me klubin e Murinjos ai e ka futur topin në rrjetë vetëm gjashtë herë.

Kur atij iu paraqitën statistikat, ai tha: “Gjithçka që unë mund të them është se tani presin më shumë prej meje. Në këtë raund, unë me të vërtetë dëshiroj t’i tregoj gjithkujt se jam një nga sulmuesit më të mirë në Europë dhe një nga ambiciet që më djeg më shumë është të fitoj Ligën e Kampioneve dhe të fitoj “Këpucën e artë” për të qenë dhe një nga golashënuesit më të mirë të Europës. Unë dua të shënoj kundër Edvin van der Sarit. Kjo do të ishte edhe një nisje e mirë për t’u dhënë fund këtyre bisedimeve”.

Gazeta angleze “Telegraph” ka renditur në faqen e saj online edhe tre nga golat e tij më të bukur gjatë karrierës së Ibrahimoviçit.

GOLAT E MËDHENJ

1. Suedi-Itali, Euro 2004
Ibrahimoviç shënoi një gol të pabesueshëm me takë kundër Italisë, kur duheshin edhe vetëm pesë minuta lojë. Ibrahimoviçi e përshkroi atë si “një gol të pabesueshëm, një nga më të bukurit dhe më të rëndësishmit”.

2. Ajaks-Breda
Një nga golat legjendarë me Ajaksin, duke dëshmuar si Ibrahimoviçi mund të driblonte po aq mirë sa godiste. Vilhem Viser e përshkoi golin si “një gol i denjë për një simfoni, kompozuar nga një njeri që është i aftë të prodhojë tingujt me delikatë”.

3. Juventus-Benfika
Jo nga pozicioni më i mirë për të shënuar, por mund ta shijosh të gjithin. Të paktën nga 32 metra larg portës, Ibrahimoviç, atëherë me bardhezinjtë, goditi në formë voleji duke shënuar një gol të mrekullueshëm me një precizion snajperi.

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›