'> Komorovski, Presidenti i ri i Polonisë
Bronislav Komorovski do te jete presidenti i ri i Polonisë. Pas numërimit të të gjitha fletëve të votimit ish-kryetari i parlamentit, i dalluar për qëndrimet e tij pro evropiane, arrin te fitoje 52. 6% te votave duke fituar zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë, rivali i tij ne këto zgjedhje, Jarosllav Kazinski arriti te siguronte vetëm 47,4% te votave. Menjëherë pas shpalljes se rezultatit Borisllav Komorovski premtoi se do te punoje për rikthimin ne normalitet te situatës politike ne vend. Dallimet janë pjese e pandashme e demokracisë, por duhet te sigurohemi se ato nuk e pengojnë bashkëpunimin dhe progresin tone tha presidenti i ri Komorovski. Gjate fushatës kreu i ri i shtetit, ka deklaruar se do te bashkëpunojë ngushte me qeverinë e kryeministrit Liberal Konservator, Donald Tusk. Zgjedhjet ne Poloni u zhvilluan pas vdekjes se presidentit, Lek Kazinski, ne një aksident ajror ne Smolesk te Rusisë në muajin prill.