E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Plagoset deputeti serb në Mitrovicë

Pas trazirave në Mitrovicë, ku gjeti vdekjen një mjek dhe u plagosen 11 te tjerë, si pasoje e një shpërthimi, një tjetër ngjarje e rende ka vene ne lëvizje forcat e rendit ne Mitrovicë. Rreth orës 7:00 te mëngjesit te sotëm deputeti serb i kuvendit të Kosovës Petar Miletic është plagosur nga persona te panjohur, me arme zjarri ndërsa ishte nisur me makinën e tij për ne pune. Lajmi është konfirmuar edhe nga zedhenesi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, sipas te cilit, mbi mjetin e zotit Miletic është qëlluar katër here. Mediat vendase theksojnë se pas këtij sulmi zoti Miletic është dërguar ne spitalin e rajonal te Mitrovicës dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Zedhenesi Hoti thekson se policia është vene ne kërkim te autoreve dhe po heton ne lidhje me këtë ngjarje. Sulmi ndaj deputetit serb ne kuvendin e Kosovës Petar Miletic, pritet te jete pjese e diskutimeve ne Këshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, qe te martën do te diskutoje pikërisht për situatën ne Mitrovicë. Ne këtë takim Kosova do te përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Hyseni dhe homologu serb Jeremic, ndërsa i pranishëm do te jete edhe presidenti Tadiç.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›