'> Nisin radhët për pasaporta

Nevoja për tu pajisur me pasaporte te re u kushton emigranteve disa dite radhe ne zyrat e aplikimit ne Korçe. Pavarësisht fluksit te madh te te interesuarve, firma "Aleat" punon vetëm me dy sportele tek pasaportat dhe dy tek kartat, njësoj si ne periudhat e tjera te vitit. Kështu prindër me fëmije te vegjël, apo te moshuar detyrohen te vijnë para zyrave për te zënë radhën qe pa gdhire. Punonjësit e firmës "Aleat" nuk pranojnë te prononcohen nëse do te ketë shtim te sporteleve ne ditët ne vijim. Ne fillim kjo zyre ka funksionuar me 10 operatore. Edhe vëren e kaluar mijëra emigrante ne te gjithë vendin u përballen jo vetëm me radhët e gjata për aplikim, por dhe pritjen për mese dy muaj te tërheqjes se dokumentit te ri. Mosmarrja e masave për te pajisur ne kohe qytetaret me pasaporte, u kushtoi qindra emigranteve vendet e punës ne shtetet ku ata jetojnë.