E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Masat e sigurisë për të arrestuarit në Hamallaj

Pas shtate protestuesve, te hënën kane dale para togave te zeza edhe dy banore te tjerë te Hamallajt, te cilët u arrestuan pak momente pas përleshjes me policinë. Për Gazmir Hasanpapajn ish-polic, gjykata ka dhëne masën e arrestit "10 dite burg", pasi i riu është ne prag te dasmës. Ndërsa i pandehuri tjetër, Avni Rustemaj, qe ka edhe dy vëllezër ne burg për ketë çështje, do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire, sipas kërkesës se prokurorit. Mbi nëntë te arrestuarit, pas përplasjes fizike me policinë, rendojnë akuzat e "organizimit dhe pjesëmarrjes ne protesta te paligjshme", "pengim te mjeteve te transportit", "prishje te rendit" si dhe "goditje për shkak te detyrës".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›