'> Kushtetuesja ndan Juristet
Debati publik për çështjen e kryetarit te gjykatës Kushtetuese, ka përfshirë dhe ndare ne fronte jo vetëm politiken por edhe juristet. Njohësit e ligjit e interpretojnë nga këndvështrime te ndryshme nenin 125 te kushtetutës dhe përpjekjen e presidentit për te zëvendësuar kryetarin me mandat te përfunduar ne 4 qershor. Ish kryetari i komisionit te ligjeve, Spartak Braho sot i angazhuar pranë LSI-së, thotë se presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje te Kushtetutës. Sipas tij, gjykata nuk është bllokuar ne vendimmarrje. Por konstitucionalisti Luan Omari mendon se zëvendësimi ne vjeshte i Vladimir Kristos, sjell pasoja ne funksionimin e këtij institucioni. Ne fillim te javës, ne emër te Demokrateve Eduard Halimi akuzoi presidentin për shkelje te rende te Kushtetutës. sipas mazhorances, kreu i shtetit është vonuar me zgjedhjen e kreut te Kushtetueses, te cilit i skadoi mandati ne 4 qershor.