'> Kushtetuesja, LSI pa qëndrim
Pozicionimi i juristeve te LSI-se ne favor te presidentit te Republikës, lidhur me interpretimin e ligjit themeltar te shtetit për emërimin e kreut te gjykatës Kushtetuese, ka detyruar partine e Ilir Metes qe, te paktën zyrtarisht, te kthehet një hap mbrapa. Luan Rama deklaroi se janë ne pritje te lëvizjeve te demokrateve, por nga ana tjetër nënvizoi se LSI-ja respekton rreptësisht autoritetin kushtetues, në rastin konkret të Presidentin Republikës. "Është e udhës dhe e domosdoshme që palët të gjykohen dhe të vihen në lëvizje në raport dhe në respekt të Kushtetutës. Unë pres të shoh lëvizjen e radhës së motivuar nga Kushtetuta dhe vazhdim të saj do të shprehim qëndrimin tonë" është shprehur Luan Rama. Ky qëndrim i LSI-së vjen pas interpretimit për krisje te koalicionit qeverisës, pas përçarjes se votave ne Parlament dhe qëndrimeve te ndryshme për ligjin e SHISH-it dhe debatin për kushtetuesen. "Kjo sepse ka qenë një kusht i rëndësishëm që kur ne jemi ulur për të nënshkruar marrëveshje me PD-në, që të respektojmë identitetin politik të secilës palë, dhe integritetin politik në qëndrime dhe vendimmarrje për secilën palë, në ato raste kur këto qëndrime nuk cenojnë parimet mbi të cilat është ndërtuar koalicioni dhe të cilat kanë të bëjmë me integrimin e Shqipërisë, me stabilitetin politik dhe me funksionimin normal dhe në respekt të kushtetutës të të gjithë institucioneve të vendit"- ka thënë Zoti Rama. Pas këtij qëndrimi LSI-ja kritikoi paralajmërimet e fundit te opozitës për fillimin ne shtator te një vale te re protestash, pikërisht atëherë kur, siç tha Rama, vendi pret mesazhe te rëndësishme për liberalizimin e vizave dhe për statusin e kandidatit ne BE.