'> Ekspertet kunder katërfishimit te gjobave

Kodi Rrugor nuk mund te ndryshohet pa kryer me pare studime nga ana e specialisteve. Gezim Hoxha ekspert i sigurisë rrugore është skeptik edhe për katërfishimin e gjobave, te cilat sipas tij mund te sjellin efektin e kundërt, duke rritur ryshfetet. Sipas Hoxhës masat për eliminimin e aksidenteve duhet te nisnin me pare nga rregullimi i infrastrukturës dhe sinjalistikes. Një dite me pare Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet ne disa nene te kodit rrugor, duke katërfishuar gjobat për shkeljet qe mund te bëjnë drejtuesit e mjeteve gjate qarkullimit rrugor. Kështu për ata drejtues te cilët tejkalojnë shpejtësinë, gjoba minimale nga 2 mije leke, ka shkuar ne 8 mije leke. Gjoba të kripura janë vendosur për shoferët që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, duke shkuar deri ne 40 mije leke, nga 10 mije qe ishte. Për ata që nuk ndalojnë pas aksidentit, gjoba shkon nga katër mijë lekë deri në 16 mijë lekë dhe pezullim leje drejtimi. Megjithatë, ndryshimet e propozuara nga qeveria, nuk dihet nëse do te miratohen, pasi ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon aprovimin me shumice te cilësuar, pra edhe votat e opozitës qe te kaloje ne kuvend.