E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Shtohen lypësit në Durrës

Të miturit rrinë gjithë ditën rrugëve të Durrësit duke mbledhur monedhat qe u falin, për bukën e gojës. Stefan Alushi 13 vjeç nga Durrësi, te cilit prindërit i kane vdekur para shtate muajsh, se bashku me te vëllanë me te vogël, nuk ka një strehe ku te jetoje. Ata rendin çdo dite nga një lagje ne tjetrën ne vape e ne te ftohte. Sezoni turistik i ka shtuar edhe me shume fëmijët lypës jo vetëm nga Durrësi, por dhe rrethe te tjera. Erjon Sporti 12 vjeç vjen çdo dite nga Tirana qe ne te gdhire. Ai jeton me nenën dhe motrën dhe si mashkulli i vetëm i familjes, përpiqet tu siguroje atyre jetesën me leket qe mbledh rrugëve. Puna e fëmijëve ne Durrës sipas raportimeve te shoqatave te ndryshme mbetet i larte edhe pse deri tani nuk ka një shifër te sakte. Se fundmi Bashkia e Durrësit ka hartuar një projekt kundër shfrytëzimit të fëmijëve, ndërsa po planifikon regjistrimin e tyre pranë njësive bashkiake t'iu ofruar ndihme ne qendrat e posaçme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›