'> Shtypi në Brazil dhe Holande
Shtypi brazilian ka reaguar ashpër ne lidhje me eliminimin e kombëtares se tyre ne çerekfinale, ndërsa me i kritikuari ka qene tekniku i dorëhequr Karlos Dunga. Trajneri luftoi për te adoptuar një filozofi ndryshe nga ajo e vitit 2006 dhe ironia ishte se Brazili u eliminua prape nga një skuadër evropiane ne çerekfinale, nënvizon Globo. Dy gabime ne mbrojtje dhe pak frymëzim ne sulm për te përfunduar ëndrrën për një Brazil drejt titullit te 6 kampion, thekson gazeta "Esportiva". "Globe Esporte" shpjegon se Selecao dhuroi nje prezantim te pashpjegueshëm ne pjesën e dyte dhe për këtë humbi. Ne te njëjtin linje dhe "Folha do Sao Paolo", panik ne pjesen e dyte dhe nje shkërmoqje shkatërrimtare, kur Felipe Melo u largua me te kuqe. Nje ndryshim i pashpjegueshëm ne fazën finale te ndeshjes dhe lamtumire Afrika e Jugut, perforcon "Estado do Sao Paolo". Tjeter muzike ne Holande ku mediat e ketij vendi kane perdorur tone entuziaste per kualifikimin. Mrekulli ne Port Elisabet, me ne fund kalohet edhe sindroma Brazil, vetem dy fitore larg titullit kampion te botes shpërthen "De telegraf". Per gazeten "Vetbal" tulipanet kane prere ne mes serine pozitive te Brazilit. 5 here kampionet e botes kishin 42 ndeshje ne fazën finale te boterorit jashte kontinentit europian. Tulipanet tashme mund te besojne ne titullin boteror është ne te njëjtën linje "Sportfereld".