'> Uruguai në gjysmëfinale
Do te jete Uruguai ekipi qe do te përballet me Holandën ne gjysmëfinalet e kupës se botes ditën e marte ne "Kejp Taun". Nje sukses historik për te skuadrën e Tabarez qe arrin këtë kualifikim historik pas 40 vjetësh, pas fitores me Ganën nga pika e bardhe e penalltive. Pas një loje te hapur nga te dy skuadrat 90 minutat e kohës se rregullt dhe 30 minutat shtese përfunduan ne barazim 1-1 pas golave te Muntari ne minutën e 47 dhe Forlan ne te 55. Ne minutën e fundit te kohës shtese specialisti i penalltive Gian dështoi ne mënyrë surprize nga pika e bardhe e 11 metershit pas topit te kapur me dore nga sulmuesi Suarez.N ferri Uruguai kthehet ne parajse. Nga pika e bardhe e penalltive deciziv goli i Abreut dhe dy pritje te portierit uruguaian Muslera ndaj kapitenit Mensah dhe Aidiah. Përfundimisht 4-2 për Uruguain qe gjysmëfinalet e fundit te botërorit i kishte prekur ne vitin 1970, ndaj dramës Ganë me një fund krenar si vendi i fundit afrikan.