E Diel, 1 Nëntor 2026

" PR nuk mund ti vendos ultimatume Berishes"

Shehu: Republikanet jane nje parti " Dushku" ne gjendje te veshtire dhe me probleme

Ripershirja e Partise Republikane me nje post ministri ne kabinetin Berisha ka sjell edhe debate mes partive te koalicionit te djathte qeverises. Keshtu diten e djeshme nje nje prononcim per mediat, nenkryetari i Partise Demokrate te Re, Tritan Shehu ka kritikuar edhe ultimatumin e vene nga PR per perfshirjen e saj ne qeveri brenda muajit Korrik. Sipas Shehut, republikanet me veprimet e tyre te fundit po shfaqin shenja te nje nervozizmi te dukshem i cili nuk ndikon pozitivisht ne klimen politike brenda koalicionit te djathte.

" Gjithe keto sulme qe ne menyre absurde ka ndermarre kunder partive te koalicionit, ultimatumeve ndaj kryeministrit jane shprehje te nervozizmit te brendshem te kesaj partie", deklaroi numri dy i PDR-se ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, te gjitha keto situata vijne nga gjendja e veshtire dhe problemet e verteta qe e kane rrethuar Partine Republikane pas tragjedise se Gerdecit. Po keshtu Tritan Shehu hedh akzua edhe per menyren se republikanet jane forca e dyte me e madhe e koalicionit qeveritar. Sipas Shehut, Partia Republikane eshte nje parti e krijuar nga fenomeni i Dushkut, sepse ajo realisht ne grupin e saj parlemantare ka vetem dy deputete te saj.

" PDR ka ardhur ne parlament jo si rezultat i dushkut sic erdhi PR e cila kishte vetem dy deputete te tjeret i ka nga fenomeni i Dushkut", deklaroi Tritan Shehu, duke bere edhe krahasimin mes dy partive te koalicionit te djathte qeverises. Ne lidhje me pjesemarrjen e PR-se ne qeveri me nje post ministri Tritan Shehu thekson se kjo eshte nje ceshtje e kryeministrit Berisha dhe jo e pjeses tjeter te koalicionit qeveritar. Sipas tij, fakti qe republikanet nuk jane me pjese e qeverise nuk ka qene per faj te partive te koalicionit apo kryeministrit Berisha, por ka qene edhe nje problem i brendshem i tyre. " Perfshirja e republikaneve ne qeveri eshte nje problem qe i takon kryeministrit Berisha. Qenia e republikaneve jashte qeverise nuk eshte as per faj te koalicionit as per fajin tone. Ajo eshte per problemet qe ndodhen qe lidhen me ta dhe jo me ne", deklaroi Shehu ne prononcim per shtyp. Sipas tij, ndryshimet ne kabinetin Berisha ne kete moment mund te jene vetem te vogla dhe jo drastike. Por sipas Shehut, gjithsesi keto ndryshime duhet te japin mesazhin pozitiv te nevojes per pershpejtimin e reformave te nisura nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›